Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka përfunduar sot marrjen në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, ku qëndroi për rreth tre orë.
Pacolli është thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.Në javët e fundit, Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit/BW
















