Hezbollah kryen sulme të reja kundër Izraelit

Hezbollahu në Liban njoftoi se ka kryer disa sulme të reja kundër Izraelit në kufirin jugor të vendit.

Deklarata e bërë nga Hezbollahu u postua në faqen e internetit të “Al Mayadeen TV” e cila njihet me afërsinë me organizatën. Në deklaratë thuhet se është kryer sulm me raketa dhe armë të lehta në pikën ushtarake Al-Malikiyya në kufirin izraelit.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se nga Libani është kryer sulm me 2 raketa anti-tank ndaj vendbanimit Manara dhe gardhit të sigurisë në kufi.

Ndaj sulmit është dhënë përgjigje me goditje artilerike ndërsa është njoftuar se nuk ka të vdekur ose të plagosur në ngjarje. Në konfliktet që filluan më 8 tetor mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite, deri më tani kanë humbur jetën 12 anëtarë të Hezbollahut dhe 2 ushtarë izraelitë.

Në konfliktet në kufi kanë humbur jetën 3 civilë në Liban, përfshirë një gazetar si dhe një civil në Izrael./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne