Ministrja gjermane dënon “dhunën kundër policisë” në protestat pro-Palestinës në Berlin

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser dënoi “dhunën kundër policisë” në protestat pro-Palestinës në Berlin.

Në një deklaratë para takimit të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Faeser tha: “Dua të dënoj edhe një herë atë që ndodhi mbrëmë në rrugët e Berlinit. Kemi një shkallë jashtëzakonisht të lartë për lirinë e tubimit dhe është një gjë e mirë që njerëzit të protestojnë nëpër rrugë”.

“Por, ajo që nuk është e mirë është përdorimi i dhunës dhe kryesisht kundër punonjësve të policisë. Për këtë arsye dënoj fuqimisht sulmet e kryera mbrëmë kundër punonjësve të policisë. Ne nuk pranojmë asnjë formë të dhunës”, tha Faeser.

Ajo theksoi se në takimin e Komisionit Evropian (KE) do të diskutojnë edhe çështjen për kthimin e personave të rrezikshëm dhe kriminelëve në vendet e tyre.

“Në fakt çështja e vështirë për t’u diskutuar në takimin e BE-së është interneti. Aty shohim shumë urrejtje, radikalizim. Sipas pretendimeve autori i sulmit në Bruksel është radikalizuar në internet. Kjo është diçka në të cilën duam të fokusohemi. Nëse mund ta dalloni herët këtë urrejtje në internet, mund t’i ndani ato nga njëra-tjetra. Kjo do të jetë çështja për disa javë dhe muaj të ardhshëm”, tha Faeser.

Zëdhënësi i policisë njoftoi se në protestat e mbajtura dje janë lënduar 65 punonjës të policisë ndërsa janë arrestuar 174 persona./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne