Ramush Haradinaj takim me Ramën në Tiranë: I kërkova të ndihmojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj u shpreh përmes një postimi në Facebook se gjatë takimit me Ramën ka diskutuar për zhvillimet që po kalojnë Shqipëria, Kosova dhe rajoni dhe proceset që presin vendet.

Ai zbuloi se i ka kërkuar Ramës që të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që ka Kosova në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, shkroi Haradinaj./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne