Hezbollahu kryen sulme ndaj pikave të ndryshme ushtarake të Izraelit

Hezbollahu njoftoi se ka kryer sulme ndaj objektivave të ndryshme ushtarake të Izraelit në kufirin jugor të Libanit.

Hezbollahu publikoi një deklaratë me shkrim rreth sulmeve ndaj objektivave ushtarake që i përkasin Izraelit.

Në deklaratë thuhet se janë goditur objektivat ushtarake që ndodhen në Kodrat Kafr Shuba dhe Fermat Shebaa të cilat i përkasin Libanit por që janë të pushtuara nga ushtria izraelite.

Më tej Hezbollahu informoi se sulmi u krye me “raketa antitank me udhëzim dhe armë të përshtatshme”.

Po ashtu në deklaratë nuk jepet informacion nëse ka të vdekur ose të plagosur si pasojë e sulmeve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne