Një pacient është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit i infektuar me Covid-19. Ky veprim ka qenë fatal për të pasi ai ka ndërruar jetë në vend.
Bëhet e ditur se pacienti ishte 65-vjeç, kishte dy ditë i shtruar, dhe ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tpz