Holokausti bërthamor i SHBA-së, një autogol me pasojë rreth 695.000 të vdekur

Rreth 695.000 persona kanë gjetur vdekjen për shkak të testeve bërthamore mes viteve 1951-1973 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta “Daily Mail”.

Sipas prestigjiozes së përditshme britanike, radioaktiviteti është përhapur në një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe vetëm si pasojë e 100 testeve të armëve bërthamore në poligonin e Nevadës.

Keith Meyers nga Universiteti i Arizonës bën me dije se rrezatimi atomik ka prekur më shumë qumështin dhe produktet e tij.

“Gjatë viteve 1950, shumica e qumështit u konsumua në zonën lokale që u prodhua. Pikërisht nëpërmjet këtij kanali depozitimi i mbeturinave lokale do të hyjë në furnizimin lokal të ushqimit”, shpjegon ai.

Meyers thekson se vlera e dëmeve, që vdekjet e lidhura me provat bërthamore i kanë shkaktuar SHBA-së, llogaritet të jetë 1,17-2,63 trilionë dollarë deri më 2016-n.

Testet bërthamore në shkretëtirat e Nevadës kanë vazhduar deri në vitin 1992./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne