Homeland Justice publikon të dhëna të reja

Grupi i i hakerave të Homeland Justice vijon me nxjerrjen e të dhënave private të qytetarëve shqiptarë.

Diten e sotme “Homeland Justice” ka publikuargrupe të reja të dhënash. Në kanalin e tyre në Telegram u publikuan paradite të dhëna që tregojnë se grupi i hakerave kishte fituar akses në emailet e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Pak orë më vonë, Homeland Justice postoi foto të një grupi personash, që sipas tyre janë “terroristët e MEK që fshihen pas mureve të kampit Ashraf”, në Manzë.

‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT. Pas kësaj, Instituti i Statistikave reagoi, duke thënë se hakerat nuk kanë prekur të dhënat e Censit. Grupi i hakerave ka kryer edhe disa sulme të tjera ndaj shërbimeve qeveritare online, institucioneve të tjera si Kuvendi, KLSH, kompaninë “One”./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne