Bota

Horror në Krishtlindje: Produkte prej lëkurës së njeriut shiten online

“Prodhimet me lëkurë njeriu si portofolë, rripa, këpucë fillojnë nga 14,000 dollarë, dhe gjithçka është e punuar me dorë”, thotë faqja e internetit.

Klientët me një shije jashtëzakonisht të vecantë tani mund të blejnë në internet produkte të lëkurës së njeriut, të tilla si kuleta, rripa dhe këpucë me çmime që fillojnë nga 14,000 dollarë amerikanë. Sipas kompanisë, artikujt e saj të bërë nga lëkura më e mirë, prodhohen që të gjitha me dorë.

Tani mund të porositni portofolin ose rripin tuaj të preferuar të bërë nga lëkura njerëzore, pavarësisht faktit se lëkura e njeriut është jashtëligjshme.

Faqja e komapanisë në internet “HumanLeather.co.uk” mburret në lidhje me “produktet ekskluzive të lëkurës së vërtetë njerëzore” online.

Welcome to HumanLeather(Mirë se vini tek lëkura njerëzore). Ne jemi specialistë në prodhimin e produkteve të shkëlqyera dhe ekskluzive për një klientelë me një shije jashtëzakonisht të hollë. Të gjitha produktet janë të pregatitura me dorë dhe me shumë kujdes nga mjeshtrit më me përvojë, që për vite me radhë kanë eksperiencë në trajtimin e lëkurës më të mirë të njohur deri tani, lëkurën njerëzore.

Ne pregatisim produktet artizanale më të mira dhe më të bukura nga lëkura jonë unike. Ne kemi prodhuar artikuj me porosi për disa nga klientët tanë, por për shkak të kufizimit të madhësisë të produkteve të cilët i prodhojmë, ne jemi të kufizuar në disa artikujt të modës.

Ne kujdesemi për një klientelë të vogël, por shumë të vecantë në shije. Ata janë ndër të paktët me fat që kanë gjithçka që mund të dëshirojnë. Furnizimi ynë është i kufizuar dhe ne preferojmë ta mbajmë atë ashtu siç është, pasi jemi firma e vetme në botë që prodhon këto produkte të veçanta.

Kompania madje kërkon të kryejë pagesa të fshehta për klientët e rinj për shkak të natyrës së shitjes.

Ne do t’ju japim detaje se si të kryeni pagesën nëse bëheni klient i yni. Mund të kryeni porosi në bazë të materialit që kemi në dispozicion dhe ju kërkojmë që pagesën e plotë ta bëni paraprakisht. Deri më sot, nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë artikull të kthyer për shkak të defekteve, dhe synojmë që të mbajmë rekord në cilësi.

Pyetja jonë është, këto produkte të kësaj kompanie bëhen nga trupa njerëzorë të dhuruar apo ekziston diçka më e keqe që nuk po dihet se cfarë mund të jetë në të vërtetë?/intellihub/Gazeta Impakt

OPINIONE