Dalin pamjet nga aksidenti i rënë në by-passin e Tepelenës, ku u përfshin tre automjete.
Aksident i rëndë automobilistik në Tepelenë me pasojë vdekje. Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në bypassin e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti. Njeri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë 8 shtetas. Dy të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./gazetaimpakt