“Civilët në Gaza po përballen me zinë e bukës”, Presidentja e KE për pushtimin e Rafahut nga Izraeli: Duhet shmangur me çdo kusht!

Presidenti i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen , në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në Kajro, tha se BE nuk dëshiron të shohë një pushtim izraelit në qytetin më jugor të Gazës, Rafah. Ajo tha se është “shumë e shqetësuar për rreziqet që do të kishte një ofensivë në shkallë të plotë në Rafah ndaj popullatës civile, e cila aktualisht shënon më shumë se 1.5 milion.

“Kjo duhet të shmanget me çdo kusht,” vazhdoi ajo. Von der Leyen foli edhe për situatën e vështirë me urinë duke u shprehur se civilët po përballen me zinë e bukës dhe se kjo është e papranueshme.

“Është thelbësore të arrihet një marrëveshje për një armëpushim të shpejtë, që liron pengjet dhe lejon që më shumë ndihma humanitare të arrijë në Gaza”, tha ajo. Izraeli vazhdon të bllokojë hyrjen në Rrip, pasi mijëra kamionë vazhdojnë të grumbullohen në kufirin e Egjiptit me territorin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne