Humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria cakton ekspertë të huaj për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit: Ka konflikt interesi me…

Prokuroria e Tiranës ka caktuar ekspertë të huaj për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho pak muaj më parë. Gazetaret u vune në dijeni të këtij fakti, iu drejtua me shkresë zyrtare Prokurorisë së Tiranës, e cila ia konfirmoi një gjë të tillë dhe shpjegoi arsyet se përse ishte marrë një vendim i tillë.

Sipas prokurorëve, akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Po ashtu sqarohet se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

“Nga ana e prokurores së çështjes është vendosur kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, duke caktuar një grup ekspertësh të huaj, për  shkaqet e mëposhtme:

1-Akti i ekspertimit mjekoligjor i kryer nga ekspertet e IML-së eshte i paplotë, i paarsyetuar dhe ka mangësi të theksuara në konkluzionet e arritura lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit B.S;

2- Nga hetimet dhe pyetja e eksperteve  që e kanë marrë përsipër dhe e kanë kryer këtë akt ka rezultuar se ata nuk janë të specializuar dhe nuk kanë njohuri të posacme në fushat objekt të ekspertimit, dhe në arritjen e konkluzionit  që kanë paraqitur në aktin e ekspertimit nuk kanë kryer konsultat me mjekë të tjerë  specializuar në këto fusha.

3- Kryerja e riekspertimit mjekoligjor që përcakton shkakun e vdekjes është kusht i domosdoshëm edhe për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor shtesë, për të përcaktuar nëse ka shkelje të rregullave të protokollit dhe deontologjisë mjekësore nga të gjithë mjekët dhe stafi mjekësor (stomatolog, anestezist etj.) që kanë kryer ndërhyrjet përkatëse, mjekuar dhe trajtuar të miturin B.S .

4- Për vërtetimin e rrethanave të kryerjes së veprës penale dhe individualizimin e përgjegjësive penale konkrete dhe nisur nga fakti që në rastin konkret kërkimet dhe vlerësimet janë shumë komplekse dhe kërkojnë njohuri të ndryshme në disa degë të mjekësisë lind e domosdoshme caktimi i disa ekspertëve për kryerjen e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit shtesë.

5-Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka ekspertë të specializuar në të gjitha  fushat objekt të ekspertimit të sipërpërmendur.

6- Mjeket e tjerë që janë të specializuar në këto fusha në Shqipëri , janë në një numër të kufizuar dhe ushtrojnë funksionin e mjekut në institucione mjekësore,  ku kanë punuar me mjekët e përfshire ne hetim dhe kanë njohje me ta , duke ndikuar në këtë mënyrë në paanësinë dhe objektivitetin e kryerjes se ekspertimit prej tyre.

Aktualisht , jemi në pritje te kryerjes se procedurave ligjore për dërgimin e vendimit me letërporosi autoriteteve juridike të huaja”, thuhet në përgjigjen për News24./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne