Humbje territoriale e Ukrainës në Kursk, redukton kontrollin në 40%

Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin Kursk të Rusisë, kontrollin e të cilit e pati fituar përmes një inkursioni të befasishëm në gusht, ka thënë një burim brenda ushtrisë ukrainase.

Sipas këtij burimi, Rusia i ka angazhuar rreth 59.000 trupa ushtarake në rajonin e Kurskut prej inkursionit ukrainas, i cili e pati zënë Moskën të papërgatitur pas dy vjetësh e gjysmë të nisjes së luftës në Ukrainë.

“Në fillim kemi pasur kontrollin e 1.376 kilometrave katrorë, tani ky territor është natyrisht më i vogël. Armiku është duke shtuar kundërsulmet”, ka thënë ky burim.

“Tani kontrollojmë diku rreth 800 kilometra katrorë. Ne do ta mbajmë këtë territor për aq kohë sa është e përshtatshme ushtarakisht”.

Ofensiva në Kursk pati shënuar herën e parë – prej Luftës së Dytë Botërore – të nisjes së një pushtimi tokësor në Rusi nga një forcë e huaj.

Me inkursionin në Kursk, Kievi ka synuar të ndalë sulmet ruse në rajonet lindore dhe verilindore të Ukrainës, që të pamundësojë përparimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, por edhe që të rrisë pazarin në negociatat e ardhshme për paqe.

Megjithatë, forcat ruse është raportuar se janë duke avancuar në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.

Burimi brenda ushtrisë ukrainase ka thënë se rreth 11.000 ushtarë koreanoverorë kanë arritur në rajonin e Kurskut për të mbështetur Rusinë, ndonëse një pjesë e tyre janë ende në fazë trajnimi.

Moska, as nuk e ka konfirmuar dhe pas mohuar prezencën e ushtarëve të Koresë së Veriut në Kursk./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress