I ngarkuari i Ambasadës Amerikane takohet me islamofobin Pirro Misha

I ngarkuari me punë i SHBA në Ambasadën Amerikane në Tiranë David Wisner takoi islamofobin Pirro Misha.

Takimi mes tyre u mbajt në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, ku islamofobi Misha mban postin e drejtorit të këtij institucioni.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Ambasada Amerikane e cila e ka njoftuar takimin në faqen e saj zyrtare, duke e shoqëruar me arsyen se i ngarkuari me punë i Ambasadës në Tiranë i ka falenderuar për bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare brenda së cilës ndodhet edhe Këndi Amerikan.

Pirro Misha njohet nga të gjithë në Shqipëri për qëndrimet e tij kundër islamit dhe muslimanëve.

Këndi i parë Amerikan në Shqipëri u hap në Tiranë në shkurt 2004. Këndi Amerikan Tiranë ndodhet në katin e parë të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Kjo hapësirë shërben si një platformë e Ambasadës për të organizuar programe të ndryshme, si dhe konferenca dhe trajnime të posaçme.

Mesazhi i Plotë i Ambasadës Amerikane

🇦🇱 I Ngarkuari me Punë David Wisner vizitoi Bibliotekën Kombëtare sot dhe u takua me drejtorin Piro Misha dhe nëndrejtoren Etleva Domi për t’i falënderuar ata për bashkëpunimin me ambasadën, si dhe për mbështetjen e Këndit Amerikan të Tiranës, i cili ndodhet brenda bibliotekës. Gjatë vizitës së tij, Wisner bëri një tur të Këndit Amerikan, si dhe mësoi rreth programeve pa pagesë dhe aktiviteteve që Këndi Amerikan i ofron publikut shqiptar. Shpresojmë të na vizitoni!

/GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne