I pandehur për rikonstruksionin e 4 komisarateve, Berisha denoncon: Turpi i kohës! Administratorja e Plarent Ndreces…

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Ndërkaq, po sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë përmes rrjeteve sociale një denoncim të fortë nga një qytetar, i cili kritikon ashpër procesin e emërimeve në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Me titullin “Drejtësia e re! Turpi i kohës!”, Berisha sjell në vëmendje rastin e dy individëve të përfshirë në pozita të rëndësishme gjyqësore pa, siç pretendohet, përvojën e nevojshme apo integritetin e duhur.

Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, Ina Yzellari është emëruar gjyqtare në Elbasan pa pasur asnjë përvojë pune paraprake.

Më tej, pretendohet se në CV-në e saj, ajo nuk ka përmendur faktin se ka qenë administratore në një firmë ligjore që lidhet me Plarent Ndrecën.

Ndreca, gjithashtu i emëruar në pozita të larta, është objekt i kritikave për përfshirje të dyshimtë dhe lidhje me këtë firmë ligjore.

Berisha, përmes këtij denoncimi, thekson dështimin e reformës në drejtësi, duke e konsideruar këtë një shenjë të qartë të rënies morale dhe profesionale në sistemin gjyqësor të vendit.

DENONCIMI I BERISHËS:

Drejtësia e re! Turpi i kohës!

???? Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Administratorja e Plarent Ndreces emërohet Gjyqtare në Elbasan, Ina Yzellari pa bërë asnjë ditë pune në jetën e saj emërohet Gjyqtare. Ne CV-në e saj nuk e ka shënuar që ka qenë administratore në një firmë ligjore që përkon si firma e hajdutit Plarent Ndreca./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne