I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 18”, duke arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve për kapjen e personave të kërkuar, policia ka zbardhur informacionet e siguruara nga inteligjenca dhe ka bashkëpunuar me autoritetet italiane. Gjatë operacionit, u arrestua Ermal Luku, 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës, i cili ishte nën hetim për lidhje me një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Brescias në Itali më 29 Shtator 2024. 41-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale njofton se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën për të siguruar ekstradimin e këtij shtetasi në Itali./BW

 

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne