I shpërtheu lënda plasëse në makinë, flet 47-vjeçari: Nuk kam dijeni për autorët apo shkaqet

Një shpërthim ka ndodhur në makinën e një personi në orët e para të mëngjesit në Mirditë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së Ledovik Syziu., i cili sapo ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Edhe pse nuk ka asnjë precedent penal, bëhet me dije se 47-vjeçari Ledovik Syziu njihej si problematik në fshatin e tij.

Për këtë policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori të zonës. Ndërkohë në dëshminë e dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne