Ibrahim Kalin: Presim që SHBA-ja të parandalojnë transferimin e terroristëve nga Menbixhi në Afrin

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalin, njoftoi të mërkurën nga Ankaraja se Turqia ka mobilizuar të gjitha burimet, përfshi këtu aktivitete humanitare të filluara më parë dhe përpjekjet diplomatike të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Gutën Lindore.

Pasi rikujtoi se Presidenti Erdogan ka biseduar në telefon një ditë më parë për situatën në Gutën Lindore me homologun e tij rus, Vladimir Putin, zëdhënësi Kalin bëri me dije se kreu i shtetit turk do të bisedojë pasditen e sotme për të njëjtën çështje edhe me Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani.

“Presim që urdhrat e lëshuara nga Putini të reflektojnë qetësim të konsiderueshëm të situatës në Gutën Lindore gjatë ditëve në vijim”, deklaroi Kalin.

Duke iu referuar operacionit “Dega e Ullirit”, nisur më 20 janar nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane (FSA) për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, zëdhënësi i Presidencës turke tha se terroristët po transferohen nga Menbixhi në Afrin.

“Jemi në pritje që SHBA-ja, nën kontrollin e së cilës vepron YPG/PYD, të parandalojnë transferimin e terroristëve nga Menbixhi në Afrin. Kjo është e drejta jonë më e natyrshme për ta kërkuar”, theksoi Ibrahim Kalin.

Më tej, ai dënoi ashpër incidentin që ndodhi më 5 mars në Athinë, kur demonstruesit i vunë zjarrin flamurit turk.

“Ne dënojmë aktin e djegies të flamurit tonë, akt ky i kryer nga partia politike raciste në protestat në Athinë. Ne kemi reaguar për këtë dhe dua të theksoj se presim që autoritetet greke të arrestojnë dhe ndjekin penalisht autorët e krimit. Në mes shteteve mund të ketë divergjenca dhe mosmarrëveshje, por djegia e flamurit të huaj është krim i shkaktuar nga urrejtja”, u shpreh Kalin.

Duke komentuar gjithashtu rastin e arrestimit dhe lirimit në Pragë të ish-udhëheqësit të organizatës terroriste PYD/PKK, Salih Muslim, si dhe paraqitjen e tij në një tubim në Berlin, zëdhënësi i Presidentit Erdogan tërhoqi vëmendjen se ky është një rast për të cilin evropianët duhet të ulen dhe të mendojnë mirë.

“Evropianët duhet seriozisht të pyesin pse dhe si është e mundur të lejohet lirimi i njeriut, të cilin Turqia, si një aleat i rëndësishëm i Evropës, e konsideron si terroristin më të kërkuar. Le të pyesin veten dhe mos të habiten pse Turqia reagon ashpër ndaj saj (Evropës)”, përfundoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne