Kisha Ortodokse Serbe ndryshon emrin, përfshin edhe Kosovën

Kishat Ortodokse Serbe do të ndryshojë emrin zyrtar të saj.

Sipas gazetës serbe, Vecernje Novosti, emri i ri do të jetë Kisha Ortodokose Serbe – Patriarkana e Pejës, duke përfshirë kështu edhe një hapësirë administrative kishtare në Kosovë.

Sipas artikullit që citohet nga B92 dhe ResPublica, zgjedhja e patriarkut do të bëhet me votim të fshehtë me 2/3 e votave të peshkopëve.

Kreu i ri i kishës do të quhet Kryepeshkop i Pejës, Mitropolit i Beogradit dhe Karlovcit dhe Patriark i Tokave Serbe dhe Bregdetare. 13 eparkitë do të transformohen në mitropoli ndërkohë që ndryshimet motivohen nga dëshira për “të fuqizuar lidhjet me qendrën e vet historike në Patriarkanën e Pejës, por gjithashtu edhe me Kosovën si pjesë më e rëndësishme e juridiksionit”.

Edhe zgjedhja e Patriarkut do të bëhet në Patriarkanën e Pejës ndonëse disa mundësi të tjera janë Beogradi dhe Karlovci.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne