Ibrahim Kalin: Turqia do të vazhdojë gjithmonë të mbështesë Azerbajxhanin

Ibrahim Kalin mori pjesë me videokonferencë në një program televiziv në transmetuesit shtetëror të Azerbajxhanit (AZTV) për të vlerësuar marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan.

“Aleanca jonë kundër të gjitha llojeve të armiqve, hapat tanë të përbashkët për të gjitha llojet e miqve do të vazhdojnë”, tha ai.

Sa i përket çështjes së Karabakut Malor (Nagorni Karabah), Kalin tha që nëse Azerbajxhani pësonte ndonjë sulm, Turqia do të vazhdojë të mbështesë Azerbajxhanin në fuqinë e tij.

Ndërsa lidhur me përpjekjet ndërkombëtare për të zgjidhur krizën në rajon, ai tha se Grupi Minsk i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka prodhuar rezultate të dëshiruara dhe nuk kontribuon në çlirimin e Karabakut Malor nga pushtimi armen.

I pyetur pse përpjekjet nuk janë adekuate, Kalin tha se ka vende që duan të përfitojnë nga kriza dhe okupimi duke e mbajtur nderur këtë problem.

“A ekziston një problem asnjanësie apo një perspektivë strategjike? Të gjithë e dinë që Karabaku Malor është nën okupimin armen. Zgjidhja është e qartë. Pse të mos ndjekësh këtë rrugë, pse nuk ka presion të mjaftueshëm mbi Armeninë”, u shpreh ai.

Kalin tha se Turqia mbështet zgjidhjet paqësore në kuadrin e integritetit territorial të Azerbajxhanit.

“Pushtimi i Armenisë duhet të përfundojë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Kaukaz”, shtoi ai.

I pyetur rreth afrimit të Turqisë me Armeninë, zëdhënësi presidencial u përgjigj duke nënvizuar se normalizimi me Armeninë është një rrugë e përshkueshme nëse zgjidhet kriza ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Deri atëherë, Turqia nuk do të pranojë plane ose marrëveshje që Azerbajxhani nuk do t’i pranonte”, theksoi Kalin.

Ai vuri në pah gjithashtu se lidhjet e forta ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit, përfshi këtu ato ekonomike, kulturore, të sigurisë dhe energjetikës, do të vazhdojnë të zhvillohen.

Në korrik, sulmet armene martirizuan 12 ushtarë azerbajxhanas. Sidoqoftë, armenët janë tërhequr që atëherë pasi pësuan humbje të konsiderueshme nga kundërpërgjigjja e ushtrisë azerbajxhanase.

Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme rajonin e Karabakut Malor, i njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe vendimet e organizatave ndërkombëtare, i referohen çështjes në fjalë si “pushtim i paligjshëm” duke kërkuar tërheqjen e forcave armene nga Karabaku Malor dhe shtatë rajone të tjera të okupuara të Azerbajxhanit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne