Iran – Rouhani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Kthehuni nga rruga e gabuar!

“I paralajmërojmë këta. Mos krijoni hapësirë për Izraelin në rajon. Përkundrazi do të gjeni përgjigje të ndryshme”, deklaroi Hassan Rouhani duke folur në mbledhjen e Këshillit të Luftës Kombëtare kundër COVID-19, cituar nga televizioni shtetëror iranian.

“Marrëveshja është një gabim madhor dhe një tradhti e madhe. Shpresoj që të dëgjojnë paralajmërimet dhe të kthehen nga rruga e gabuar”, theksoi presidenti iranian mes të tjerash.

Marrëveshja e normalizimit EBA-Izrael

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi më 13 gusht (2020) se Izraeli dhe EBA-ja kanë arritur një marrëveshje për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.

“Një përparim i madh sot! Një marrëveshje historike ndërmjet dy miqve tanë të mrekullueshëm, Izraelit dhe EBA-së”, deklaroi Trumpi përmes një postimi nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twiter”.

Gjithashtu Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, citoi deklaratën e Trumpit nga llogaria e tij në median sociale duke thënë se “sot është një ditë historike”.

Ndërsa agjencia zyrtare e lajmeve të EBA-së (WAM) raportoi se dy vendet kanë rënë dakord për të përcaktuar “një udhërrëfyes të përbashkët” për vendosjen e marrëdhënieve dhe se zyrtarë nga të dyja vendet do të takohen gjatë javëve në vijim për të nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme.

Pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë më 1994-n, EBA-ja është vendi i tretë arab që nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne