Identiteti i Lëkundur: Nga Memorandumi i Korce, Voskopojë, Bilisht e Kolonjë te Transformimet e Nacionalitetit Sot

Petro Prodani 

Grimca historike
Te jesh apo mos jesh, grek ?
Te jesh apo mos jesh, shqiptar ?
Apo te deklarohesh sipas rastit ?

Ne shkencen politike perendimore egziston terminologjia ‘Social engineering’. Pak a shume, do te thote krijimi dhe kontrolli i mendimit dhe veprimit te nje popullate/shoqerie te caktuar. Edhe pse ky fenomen eshte studjuar me hollesi keto 200 vitet e fundit, egzistenca e tij shkon shume mbrapa ne kohe. Mbase, ndertuesit e qytet-shteteve ishin dhe krijuesit e pare te kesaj shkence antike …

Ne epoken moderne, nje nga shembujt me konkrete te ‘Social engineering’ eshte krijimi dhe transformimi i konceptit te nacionalitetit. Natyrisht, nuk egziston ndonje procedure standarte dhe rastet jane nga me te ndryshmet. Ato vazhdojne te evoluojne se bashku me ndryshimin e klimes ekonomiko-politike ane e mbane Globit.

Ne kete postim do te ndalem shkurtimisht ne nje histori lokale. Si individe dhe familje te tera jane endur midis ‘Greqizmes’ dhe ‘Shqiptarizmes’.

Me poshte tregohet nje material, ne anglisht, i depozituar ne bibloteken e nje nga institucioneve edukative me te degjuara te Botes: Harvard College. Dokumenti eshte nje memorandum qe disa banore te Korces, Voskopojes, Bilishtit dhe Kolonjes i dergonin Koferences se Ambasadoreve ne Londer. Mendoj se memorandumi origjinal ishte shkrojtur ne greqisht. Dokumenti ka disa gabime drejtshkrimore emrash te lidhura me perkthimin nga greqisht ne anglisht.
Me pak fjale, keta persona kerkonin qe zonat e tyre ti bashkoheshin Greqise. Arsyet se perse ata deshironin kete gje shpjegoheshin ne peticionin ne fjale.

Duke anashkaluar debatet e bera shume here, emrat e nenshkruesve paraqiten me poshte. Jam perpjekur ti pershtatem variantit shqiptar te emrave/mbiemrave qe njihen edhe sot e kesaj dite ne keto zona.

Perfaqsuesit e Korces
Vasil Kota – Pronar tokash
Vasil Sigjellos – Avokat
Rafail Avrami – Pronar tokash
Ilia Protosygjellos – Tregetar
Nikola Vangjeli – Pronar tokash
Konstantin Vocka – Doktor
Mihail Lako – Tregetar
Petro Kondi – Avokat
Spiro Sugari – Tregetar
Harallamb Dardha – Doktor
Petro Mongoleci – Tregetar
Petro Bimbli – Tregetar
Konstantin Skenderi – Shites librash
Vasil Kondi – Avokat
Grigor Skali – Farmacist
Efthim Cale – Pronar tokash
Athanas Zado – Tregetar
Dimitri Skendi – Tregetar

Perfaqsuesit e Voskopojes
Anastas Ballauri – Doktor
Jani Ballauri – Tregetar
Josif Fundo – Bankier
Naum Sterio – Tregetar

Perfaqsuesit e Bilishtit
Vasil Kace – Pronar tokash
Ilia Koleci – Pronar tokash
Ilia Kovaci – Tregetar
Jorgo Theodori – Pronar tokash
Angjelos Gjeorgjiadhis – Pronar tokash

Perfaqsuesit e Kolonjes
Aleks Lambru – Tregetar
Anastas Simeon – Tregetar
Kristo Kiriakidi – Tregetar
Petro Noti – Tregetar druri

Disa nga pasardhesit e personave te lartpermendur i kam njohur personalisht. Bile kam dhe lidhje familjare. Nuk e di perse, ne kete moment me kujtohen Keti dhe Ilia Zado. Ata ishin moter e vella …

Qe nga 1913-ta kane rrjedhur shume vite. Disa nga nenshkruesit e memorandumit u kthyen nga greke ne shqiptare. Ndersa, disa nga pasardhesit e tyre sot jane transformuar ne ultranocionaliste shqiptare edhe pse 20-25 vite me pare kerkonin neper sendyqe ndonje dokument ku te thuhej se gjysherit/stergjysherit kishin qene greke …

Eshte e drejta e tyre te ndjehen dhe te shprehen lirshem se kush jane.
E respektoj mendimin e tyre c’faredo qe te jete ai.
Ashtu sic kujtoj dhe respektoj gjyshin tim qe shkruante letra dhe ju kerkonte ilace motrave, niperve dhe mbesave te tij ne Greqi per te ndihmuar disa te aferm qe sot insistojne se ne Shqiperi nuk ka greke …

Ta kete fajin ‘Social engineering’, apo dicka tjeter ?
Mbase eshte faktori ekonomik.
Ne fund te fundit, njeriu eshte nje qenie qe tenton ti pershtatet realitetit. Dhe ne qofte se realiteti ndryshon, nuk eshte cudi qe dikush te rihape perseri syndyqet dhe te kerkoje nje identitet tjeter, me te pershtatshem per momentin …/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne