IHH ka dërguar mbi 1 mijë kamione ndihma në Siri

Organizata humanitare turke IHH në tetë muajt e parë të këtij viti në Siri ka dërguar 1.152 kamionë me ndihma humanitare.

Koordinatori i IHH-së për ndihmë humanitare dedikuar Sirisë, Selim Tosun, për AA bëri të ditur se kjo organizatë humanitare u ofron mbështetje banorëve të Sirisë që nga fillimi i luftës civile në këtë vend.

Tosun tha se IHH ka dërguar ndihmë humanitare nga Turqia dhe mbarë bota për familjet siriane që qëndrojnë në Idlib dhe kampet e refugjatëve përreth qytetit.

“Familjeve siriane në Idlib dhe në kampe përreth qytetit u dorëzuam fillimisht ndihma në ushqim, por edhe gjithçka tjetër që u nevojitet”, tha Tosun.

Ai theksoi se në vendin Reyhanli, në kufi të Turqisë me Sirinë, gjendet një qendër e madhe logjistike në të cilin arrin ndihma humanitare nga të gjitha pjesët e botës. Nga qendra, ushqimi, uji, veshjet dhe furnizimet e tjera u dërgohen sirianëve në Idlib dhe kampeve të tjera në këtë vend.

“Në qendrën logjistike ditë e natë punojnë 115 personat tanë duke bërë përpjekje të mëdha që t’u ndihmojnë familjeve siriane. Në tetë muajt e parë të këtij viti në rajonin e Sirisë janë dërguar 1.152 kamionë me ndihma humanitare”, tha Tosun.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne