Ilir Beqaj dhe Ilir Rrapaj kane udhetuar bashke

Njësoj si Saimir Tahiri me Habilajt, ashtu si Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin, edhe Ilir Beqaj ka udhëtuar me Ilir Rrapaj të arrestuarin për koncensionin e sterilizimit, që fitoi 100 milion euro nga taksat e shqiptarëve.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është zbuluar se Ilir Beqaj, atë kohë ministër i Shëndetësisë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, si dhe administratori i shoqërisë koncesionare Sani Service kanë kryer udhëtime së bashku, ndërkohë që përgatiteshin procedurat për koncensionin 100 milion euro.

Gjatë hetimeve paraprake, më datë 15 nëntor 2021 është bërë kqyrje e sistemit TIMS për të dhënat e shtetasve Ilir Rrapaj, administrator i Investal, Klodian Rjepaj, kryetar i Komisionit të procedurës së komisionit të dhënies së Koncesionit, Umbro Staccini, shtetas italian, administrator i Tecnosanimed dhe një nga aktorët kryesorë të Koncesionarit Sani Service, Ilir Beqaj, titullari i Autoritetit kontraktor dhe Admir Daca, administrator i Sani Service. Nga procesverbali, u vërejtën edhe hyrjet dhe daljet e këtyre personave nga territori i Republikës së Shqipërisë ku rezultoi se:

Shtetasit Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas, nga Italia, më datë 15 qershor 2014 përkatësisht në orën 21:12, 21:14 dhe 21:10.

Nga këqyrja e të dhënave nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rezulton se më datë 15 qershor 2014 është bërë postim mbi takimet e kryera nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj më datë 13 qershor 2014. Kjo periudhë përkon me veprimet përgatitore të Koncesionit.

– Shtetasit Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Romë, në datë 26 mars 2015, përkatësisht në orën 16:34 dhe 16:25 (kjo periudhë përkon me shpalljen e njoftimit të tenderit brenda afatit të dorëzimit të ofertave).

Për këtë udhëtim Klodian Rjepaj, ka marrë “autorizim për shërbimin jashtë vendit”, datë 18 mars 2015 për të marrë pjesë në një vizitë pune në rajonin e Umbrias, Itali, për takime zyrtare me autoritetet e larta shëndetësore të rajonit në zbatim të marrëveshjes midis rajonit të Umbrias dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ilir Rrapaj është një nga aktorët kryesorë si pjesë e Confimi Umbria, në bashkëpunimin e Rajonit Umbria me Ministrinë e Shëndetësisë.

– Shtetasit Ilir Rrapaj, Umbro Staccini dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, Peruxhia më datë 13 prill 2016, përkatësisht në orën 13:14, 13:07 dhe 13:10.

– Shtetasit Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore në datë 24 nëntor 2016 përkatësisht në orën 11:33 dhe 11:34.

– Shtetasi Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare Sani Service që prej datës 1 dhjetor 2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në këtë kohë, kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Vjena më datë 25 shtator 2016, përkatësisht në orën 14:15 dhe 14:06./Lapsi.al

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne