Izraelit i kerkohet nga Bashkimi Evropian te demshperbleje shkollat palestineze qe ka shkaterruar

Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje Izraelit që të kompensojë dëmin për shembjen e shkollës së ndërtuar me financimin e saj në rajonin Ein Samia në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Delegacioni i BE-së për Palestinezët, përmes platformës “X”, bëri një deklaratë lidhur me çështjen.

Në deklaratë thuhet se janë tmerruar nga shembja e shkollës së financuar nga BE-ja në rajonin Ein Samia në Bregun Perëndimor.

Izraelit, i cili ka shembur shkollën e ndërtuar me mbështetjen e BE-së, iu bë thirrje që të kompensojë shumën e shpenzuar për shkollën.

Në deklaratë, ku nuk jepet informacion se sa është shuma e kërkuar për kompensim nga Izraeli, gjithashtu i Izraelit i bëhet thirrje që të respektojë të drejtën për arsimim të fëmijëve palestinezë.

Izraeli dje shembi një shkollë në rajonin Ein Samia në Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë të bërë dje nga UNICEF-i, u theksua se Izraeli në vitin e fundit ka shembur tri shkolla në Bregun Perëndimor dhe se 78 nxënës janë prekur nga këto shembje.

Po ashtu, në deklaratë ishte vënë në dukje se edhe rreth 58 shkolla ndodhen nën kërcënimin e shembjes./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne