Ilir Meta me ‘komplekse’, thotë se është Bektashi por nuk i ngre duart gjatë duasë… (Foto+Video)

Sot në Turqi me faljen e namazit të xhumasë është bërë edhe zyrtarisht hapja e xhamisë “Çamlica”.

Kjo xhami njëherësh është edhe xhamia më e madhe në Turqi ka 6 minare.

Ne ceremoninë e inaugurimit morën pjese liderët dhe ministrat nga vendet te ndryshme te botes e nder ta edhe Presidenti i Shqipërisë Ilır Meta i cili po ashtu mori pjesë gjatë ceremonisë së prerjes së shiritit.

Por para se të pritej shiriti i inagurimit, Kryetari i Bashkësisë Islame të Turqisë (Dijanet) bëri një dua ku i pari i Shqipërisë nuk i ngriti duart lart në këtë lutje të përbashkët.

Dihet se presidenti i Shterpërisë, Ilir Meta ka deklaruar publikisht se i takon sektit Bektashi.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Bb_tbgJmdYA?enablejsapi=1&autoplay=0&cc_load_policy=0&iv_load_policy=1&loop=1&playlist=Bb_tbgJmdYA&modestbranding=0&rel=1&showinfo=1&fs=1&playsinline=1&autohide=1&theme=light&color=red&controls=2&]

Ndryshe, Xhamia ‘Çamlıca‘ e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij të kohëve të sotme moderne tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit.

Gjithashtu xhamia më e madhe e Turqisë në të cilën në të njëjtën kohë mund të kryejnë adhurim 63 mijë persona, është e vendosur në një pozicion të atillë ku ajo mund të shikohet nga çdo pikë e Stambollit.

Përveç xhamisë në këtë kompleks do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne