Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për ligjin e qeverisë që ul nivelin e mbrojtjes për Zonat e Mbrojtura. Zhupa tha se ky ligj zgjidh vetëm problemin e oligarkëve. Sipas saj, sot praktikisht nuk ka më zona të mbrojtura.
“Meqenëse nuk kishte më vend, kjo nevojë e tyre u zgjidh nga Edi Rama duke i hequr mbrojtjen zonave të mbrojtura dhe duke i kthyer në sheshe ndërtimi për miqtë dhe klientët e Edi Ramës.
Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës dhe miqve të tij me anë të të cilëve garanton vota për zgjedhjet e ardhshme”, tha deputetja e PD.
Zhupa theksoi se Laguna e Karavastasë, Butrinti, kudo ku mund të vini gishtin mund të ndërtoni. “Mbrojtja do të jetë vetëm në letër. Si mund të jetë në interesin publik ky ligj kur në vend të një lagune, liqeni, florës, faunës do ketë beton, pishina dhe vila të oligarkëve. Ne kemi paditur sisa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë lidh. Sot praktikisht në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura. Çdo pikë në hartë, do jetë si pika e vogël e Mirela Kumbaros”, u shpreh ajo./BW