Inaugurimi i Donald Trump LIVE / “Mirë se erdhët në shtëpi”- Presidenti i zgjedhur mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga çifti Biden

Donald Trump po rikthehet sot (20 janar) në presidencën amerikane me një ceremoni inaugurimi në Uashington, që do ta bëjë atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890.

trump shtepia e bardhe

Miliona amerikanë pritet ta ndjekin në televizion, teksa 78-vjeçari Donald Trump bën betimin për një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Joe Biden, 82 vjeç, largohet nga presidenca pas një mandati të vetëm.

16:09- Donald Trump sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij Melania.

lcimg-6f16cc7a-e970-4a65-a188-666a4f20fd2f

Ai u takua nga Joe Biden dhe Jill Biden. Ky i fundit e ka përshëndetur Trump duke i thënë: “Mirë se erdhe në shtëpi”.

Të katër tani do të pinë çaj së bashku në Shtëpinë e Bardhë përpara se Trump të bëjë betimin në ndërtesën e Kapitolit në orët e ardhshme.

lcimg-2cde51b2-e14f-4eff-8e54-e5702b31215a

15:50-  Joe Biden ndan një selfie me bashkëshorten para largimit nga detyra, presidenti: Të duam, Amerikë!

Joe Biden ka ndarë edhe një selfie para se të largohet nga detyra.

Presidenti në largim i SHBA postoi foton në X së bashku me gruan e tij Jill Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

“Një selife më shumë për rrugëtimin. Të duam, Amerikë”, shkruan ai.

Dyshja do të presë Donald dhe Melania Trump për çaj pak para se të shkojnë në ndërtesën e Kapitolit për inaugurimin.

Inaugurimi i Trump/ Shërbimi në kishën St John’s, marrin pjesë edhe miliarderët e teknologjisë Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos

Ata që morën pjesë në shërbimin në Kishën St Joh’s përfshinë disa figura kyçe në orbitën e Donald Trump, si dhe CEO me ndikim të teknologjisë dhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Capture

Raportohet se  Zuckerberg i kompanisw Meta, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez i Amazon, si dhe Johnson, janë ulur të gjithë në të njëjtin rresht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne