Inceneratorët janë produkte të veprimtarisë kriminale”, ish-deputeti socialist sulmon ashpër qeverinë e Ramës

Ilir Zela, që ka qenë kryetar i FRESSH-t, deputet i PS-së dhe drejtor i AKEP-it deri në vitin 2019, pasi dha dorëheqjen, ka reaguar ashpër për aferën e inceneratorëve, duke i cilësuar produkte të veprimtarisë kriminale dhe ilustrimi i rezultatit të pushtetit pa llogaridhënie. Zela bëhet kështu njëri prej zërave të paktë brenda PS-së që sulmon kaq ashpër qeverisjen e kryeministrit Rama, e cila i ka mbrojtur publikisht këto investime që sot janë objekt hetimi për abuzime qindra milionë eurosh.

Postimi i Zelës

Inceneratorët nuk janë vepra publike, nuk janë zgjidhje të emergjencës mjedisore, nuk janë partneritet publik privat, nuk janë burime energjie.

Inceneratorët janë produkte të veprimtarisë kriminale!

Janë shfaqja më e turpshme e zaptimit të Shqipërisë nga monopolet, papërgjegjshmëria dhe abuzimi me pushtetin.

Janë ilustrimi i rezultatit të pushtetit pa llogaridhënie.

Janë kulmi i çatisë së zhvatjes sistematike të shqiptarëve!

Inceneratorët janë fundi i populizmit me të shëmtuar politik i cili iu imponon prej vitesh shqiptarëve perversitetin si modernitet!

Inceneratorët janë klithma e një populli të zhvatur i cili kërkon drejtësi!/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne