Xhamia e Kokonozit ne Tirane proteston kunder imamit gylenist Eriol Haxhiu

Dekleratë e xhematit te xhamisë së Kokonozit

Tiranë më 29.7.23

Tema: Mos organizimi i zgjedhjeve të keshillit te xhamisë së Kokonozit, në shkelje të rregullores dhe
statutit të KMSH.

Drejtuar: Komunitetit Musliman të Shqipërisë
Për Dijeni: Komiteti Shtetëror për Kultet

Nisur nga proçesi i zgjedhjeve të këshillit të myftinisë ditën e mërkurë dt. 26 Korrik 2023, si dhe nga
komunikimet e ndryshme brenda xhematit te Xhamise se Kokonozit, dhe pas mbledhjes së zhvilluar në xhami me imamin. Ne, si xhematlinj të xhamisë së Kokonozit jemi më shumë se të shqetësuar për mos zhvillimin e zgjedhjeve të këshillit te xhamise sonë.

Eshte hera e parë që ndodh dicka kaq flagrante dhe për më tepër nga diskutimet me xhematin dhe imamin – u pranua si gabim dhe nga vetë imami. Diçka e tillë nuk mund te kalohet pa u vërejtur nga ju si kryesi porse dhe nga xhemati, ky është një preçedent që kompromenton edhe zgjedhjet e myftinisë e kështu me rradhë të gjithë proçesin zgjedhor në KMSH.

Ndaj xhematli të kesaj xhamie, kërkojmë që të merren masa ndaj imamit Erjol Haxhiu, për mos zhvillimin e zgjedhjeve te këshillit tē Xhamisë së Kokonozit, në kohën dhe mënyrën e duhur siç parashikon statuti i Komunitetit Musliman te Shqipërisë . Harmonia dhe solidariteti në komunitetin tone janë të lidhur në pritje të përgjegjësis suaj deri në dt. 3 Gusht 2023.

Kjo letër do ndahet publikisht dhe me organet kompetente ligjzbatuese të Republikes së Shqipërisë .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne