India i dorëzon Brazilit presidencën e radhës së G20

India i dorëzoi Brazilit presidencën e radhës së G20 në Samitin G20 i cili mbahet në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, transmeton Agjensia Anadolli.

Në seancën përmbyllëse të samitit, kryeministri i Indisë, Narendra Modi i dorëzoi shkopin (çekiçin) presidencial të radhës presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva. Në këtë mënyrë presidenca e radhës të G20 iu transferua Brazilit.

Presidenca e radhës që Brazili do të marrë përsipër që nga 1 dhjetori, do të kalojë më pas në vitin 2025 tek Afrika e Jugut dhe në vitin 2026 tek SHBA-ja.

Gjatë presidencës së Brazilit në vitin 2024, prioritet do të kenë çështjet për zhvillimin e qëndrueshëm si dhe reformat në institucionet globale si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

– Modi propozon “samit përmes internetit” në nëntor

Kryeministri indian, Modi në fjalën e tij përmbyllëse propozoi mbajtjen e një samiti të liderëve përmes internetit në muajin nëntor.

– Biden lavdërime për samitin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pasi u largua nga India për vizitën e tij në Vietnam, bëri një vlerësim për samitin në një deklaratë që bëri përmes platformës së medias sociale X.

“Në një periudhë kur ekonomia globale po vuan nga tronditjet njëra pas tjetrës të tilla si kriza e klimës, brishtësia dhe konfliktet, Samiti i G20-tës së këtij viti dëshmoi se mund të ofrojë ende zgjidhje për problemet tona më urgjente”, deklaroi Biden./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne