Përmbytjet në Greqi, rritet në 12 numri i viktimave

Në Greqi është rritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve me të cilat vendi përballet që nga 5 shtatori, transmeton Agjensia Anadolli.

Institucioni Zjarrfikës në Greqi njoftohet se është gjetur trupi i pajetë i një 58-vjeçari i cili ishte deklaruar i zhdukur që nga e mërkura në Karditsa.

Po ashtu trupi i pajetë i një personi është gjetur në Euboea në Pilio. Në këtë mënyrë ka shkuar në 12 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet.

Ndërkohë njoftohet se me qëllim masash shumë njësi vendbanimi janë evakuuar për shkak të ngritjes së nivelit të ujit në lumin Pinio. Shumë vendbanime në Karditsa, Trikala dhe Larisa në rajonin Thesali ende ndodhen nën ujë.

Punimet e shpëtimit vazhdojnë nga ajri, toka dhe me varka të Rojës bregdetare për ata që janë bllokuar si pasojë e përmbytjeve. Sipas një deklarate nga kryeministria, bëhet e ditur se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë inspektime në rajon në orët e mbrëmjes.

Pritet që Mitsotakis të japë deklarata lidhur me ndihmën për të prekurit nga përmbytjet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne