Parlamenti evropian denoncon manipulimin muxhahedin me eurodeputetet e BE-se

Parlamenti evropian ne nje nga rekomandimet “për reformën e rregullave të Parlamentit Evropian për transparencën, integritetin, llogaridhënien dhe kundër korrupsionit” te botuar ne date 13 korrik 2023 ne Strasburg ka denoncuar lojen e ndyre qe organizata muxhahedine e Maryam Rajavit, e dislokuar ne Manez, Durres te Shqiperise ka bere me deputetet e parlamentit evropian ne vitet e fundit.

Ky eshte dokumenti i publikuar nga parlamenti evropian qe targeton armaten muxhahedine
https://www.europarl.europa.eu/doceo/document/TA-9-2023-0292_EN.pdf

Gazeta Impakt ka denoncuar qe ne 20 tetor 2018 lojen e ndyre qe muxhahedinet benin me eurodeputet evropiane duke perhapur lajme te rreme. Ne ate kohe MEK-u ne bashkepunim me izraelitet nisen nje fushate me shpifje kunder Iranit, e cila kulminoi me debimin e ambasadorit iranian nga Shqiperia ne dhjetor 2018. Pjese e lajmeve te rreme qe hapte MEK-u ishte lajmi qe armata muxhahedine perhapi ne mediat shqiptare ku nder te tjera Gazeta Shqiptare botoi nje lajm ku MEK-u pretendonte se Irani donte te kryente sulm terrorist kunder muxhahedineve.

Lajmi i rreme i botuar nga MEK ne Gazeta Shqiptare

 

Gazeta Impakt hetoi personalisht kete lajme te rreme qe perhapi MEK-u. Nje gazetar i saj kontaktoi personalisht me telefon dhe email eurodeputetin sllovak Eduart Kukan dhe e pyeti nese ai qendronte pas lajmit qe muxhahedinet kishin botuar ne Gazeta Shqiptare ku pretendohej qe Kukani i kerkonte qeverise shqiptare qe te merrte masa kunder Iranit dhe mbronte muxhahedinet. Eurodeputeti pergenjeshtroi lajmin e rreme te MEK-ut.

Pergjigja me email e sekretares se Eduart Kukan derguar per gazeten impakt

 

Viti 2018 ka qene viti ku MEK-u ka prodhuar nje numer tmerresisht te madh lajmesh te rreme dhe synonte te kryente akte terroriste ne Shqiperi. Studiuesit britanik te muxhahedineve, Massoud Khodabandeh dhe Anne Singleton ne 6 nentor 2018 i derguan nje leter te hapur kryeministrit Edi Rama, presidentit te Shqiperise dhe organeve te sigurise ku paralajmeronin qeverine shqiptare qe MEK-u kishte plan te kryente nje akt terrorist te rreme – false flag terrorist attack – ku  me pas MEK-u dhe administrata Trump do akuzonte Iranin.

Letra e Massoud dhe Anne Khodabandese drejtuar Edi Rames

 

Fatmiresisht akti terrorist i MEK-ut dhe agjentures izraelite nuk u krye ne Tirane dhe kryeministri Edi Rama u mjaftua me debimin e ambasadorit iranian nga vendi, per ti bere qejfin qeverise izraelite dhe Benjamin Netanyahut qe ja kishte kerkuar Edi Rames personalisht kete akt.

 

Deklarata me e fundit e parlamentit evropian mbi “reformën e rregullave të Parlamentit Evropian për transparencën, integritetin, llogaridhënien dhe kundër korrupsionit” te botuar ne date 13 korrik 2023 me ne fund adreson manipulimin qe muxhahedinet kryejne me opinionin publik evropian qe prej vitet 2018. Ne tekstin zyrtar te BE-se, politikeberesit evropiane denoncojne muxhahedinet iraniane si nje organizate qe frikeson, torturon dhe vret anetare te diaspores iraniane.

Paragrafi i deklarates se BE-se qe targeton aktivitetin muxhahedin kunder eurodeputeteve

Raporti ve ne pah faktin qe manipulimin qe MEK-u ka bere me eurodeputet evropiane dhe perfshirja e tyre ne letra qe keta deputete nuk i kane nenshkruar kurre. Rasti i eurodeputetit Eduart Kukan te cilin Gazeta Impakt denoncoi ne vitin 2018 eshte nje shembull te cilin deklarata e parlamentit evropian permbledh. MEK-u eshte nje organizate manipuluese, shkelese e te drejtave te njeriut me nje aktivitet te gjate kriminal dhe terrorist. Me poshte eshte paragrafi i raportit te BE-se qe targeton manipulimin muxhahedin. Me poshte eshte paragrafi ne shqip i leshuar nga BE kunder aktivitetit muxhahedin:

  1. ndërsa Muxhahidët iranian, një organizatë Human Rights Watch e ka akuzuar për frikësimin, torturimin dhe ndonjëherë vrasjen e anëtarëve të diasporës iraniane, ka përdorur praktika agresive dhe të dyshimta për të takuar eurodeputetët, duke përfshirë fshehjen e përkatësisë së tyre reale; ndërsa eurodeputetët janë përfshirë nga kjo organizatë si bashkënënshkrues të letrave që nuk i kishin bashkë-nënshkruar ose emëruar si bashkë-pritës të konferencave që nuk i miratuan kurrë; ndërsa janë regjistruar duke përdorur mbi 45 pseudonime të ndryshme, si ‘MEK’, ‘NCRI’, ‘ISJ’, ‘APA’, me qëllim që të mashtrojnë eurodeputetët dhe Regjistrin e Transparencës;

Gazeta Impakt i lutet portalit faktoje.al te sponsorizuar nga USAID-i dhe instituti East West Management Institute (EWMI) dhe gazetares Ilda Hoxha qe ta hetojne kete lajm dhe te tregojne nese me te vertete Parlamenti Evropian ka leshuar kete udhezim kunder MEK-ut dhe nese MEK-u ka perhapur lajme te rreme kunder Iranit ne vitin 2018; nese ka manipuluar me eurodeputetin Eduart Kukan; rolin qe Izraeli ka patur ne keto lajme te rreme dhe arsyet qe cuan ne debimin e ambasadorit iranian nga Shqiperia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne