Informacioni gjeohapsinor, ASIG kalon në varësi të Kryeministrit

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të kalojë në varësi të Kryeministrit. Disa ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” përcaktojnë ndër të tjera edhe këtë.

Relacioni nënvizon se përveç ndryshimeve në ligj të cilat korrigjojnë ndryshimin e varësisë së ASIG nga ish-Ministri i Inovacionit dhe Administratës Publike tashmë tek Kryeministri, reforma strukturore institucionale bëri të nevojshëm rishikimin e aspekteve të ndryshme të kuadrit ligjor dhe institucional ekzistues në lidhje me sektorin e informacionit gjeohapësinor, kjo e lidhur edhe me përcaktimet ligjore në lidhje me BIG (Bordi i Informacionit Gjeohapësinor).

Disa nga ndryshimet dhe shtesat propozohen për pozicionimin e ASIG brenda sektorit të IG, në rol qendror në raport me institucionet e tjera, si dhe në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet publike përgjegjëse për temat e IG, duke synuar prodhimin dhe gjenerimin e informacionit të saktë, cilësor dhe në përputhje me standardet e miratuara, i përdorshëm në të mirë të qeverisjes dhe mirëqenies së qytetarëve” thuhet në relacion.

I njëjti vlerëson se në projektligj parashikohet pozicionimi i qartë i ASIG përkundrejt institucioneve të tjera të sektorit, roli i tij qendror, koordinues dhe monitorues, si dhe arkitektura e re e organizimit të funksioneve në këtë institucion. Miratimi i këtij projektligji do të ndikojë pozitivisht në rritjen e përdorimit të IG nga institucionet publike, sipërmarrjet private dhe publiku, vlerën e shtuar të të dhënave gjeohapësinore ripërdorimin e tyre pa kufizime në funksion të vendimmarrjes dhe shërbimeve teknologjike.

Të rejat që synon të sjellë miratimi i këtij projektligji, duke i grupuar sipas katër synimeve strategjike të përcaktuara në Dokumentin e Politikave për Qeverisjen e Sektorit IG 2020-2030 të lidhura me :synimin strategjik disponueshmëria e informacionit gjeohapsinor, synimin strategjik dy për përdorimin e informacionit gjeohapsinor, synimin strategjik tre për funksionalitetin e sistemit IG shtetëror dhe synimin strategjik 4 miradministrimi i sektorit të informacionit gjeohapsinor./monitor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress