Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve nuk lejon ndërtimin e Xhamisë në Kala, refuzon dëshmitë historike

Në Kalanë e Prizrenit e cila daton qysh nga koha e periudhës romake – bizantine janë vendosur forcat ushtarake osmane nga viti 1455 dhe qëndruan aty gjer në vitin 1912.

Krahas objekteve ushtarake që ndërtuan osmanët pas riparimit të Kalasë, kanë ndërtuar edhe një xhami brenda Kalasë. Viti i saktë i ndërtimit nuk është i njohur gjer tani, por është e sigurt se xhamia është ndërtuar pas vitit 1455 do të thotë në gjysmën e dytë të shek. XV-të. Xhamia ka qenë me dimensione të vogla dhe ka shërbyer vetëm për nevojat e ushtarëve osman që kanë shërbyer në Kala.

Në vitin 1689 pas rënies së Prizrenit në duar e ushtrisë austriake nën komandën e gjeneralit Pikolomini, edhe xhamia në Kala është shkatërruar tërësisht, krahas shumë objekteve tjera të trashëgimisë kulturore osmane-islame që ishin të rrënuara në Prizren me atë rast. Pas një kohe të gjatë ajo përsëri u rindërtua në vitin 1828 nga ana e udhëheqësit prizrenas te asaj kohe Mahmut pashë Rrotllës dhe ka ekzistuar gjer në vitin 1912 me ç’rast prapë u rrënua, tani nga ushtria serbe pas okupimit të Prizrenit në tetor të vitit 1912.

Pas rënies së Jugosllavisë, shumë qytetarë przirenas kanë tentuar me mënyra të ndryshme rindërtimin e xhamisë por pushteti serb i asaj kohe ka parandaluar këtë inciativë.

Iniciativa tjetër e cila ka qene me e theksuar ishte ajo e vitit 2015-të ku afër 31 mijë qytetarë prizrenas kanë nënshkruar peticionin për rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës në monumentin më të vizituar arkeologjik të qytetit historik. Sipas organizatorëve të peticionit, ai është dorëzuar së pari në Komunën e Prizrenit, dhe pastaj edhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Nga drejtuesit e pushtetit lokal, Iniciativa qytetare për rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës në Kalanë e Prizrenit ka kërkuar nxjerrjen e një deklarate mbështetëse për këtë kauzë. Autoritetet lokale janë deklaruar në favor të kësaj nisme. Ato qendrore, që japin fjalën e fundit për çështje si kjo, nuk janë deklaruar qartë dhe ka kohë që hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Kërkesa për rikonstruktimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit është refuzuar nga Komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, te cilët me këtë vendimin kanë injoruar me dhjetëra fakte dhe dëshmi historike, dokumente arkivore dhe iniciativën e 31 mijë qytetarëve.

Përpos refuzimit të padrejtë, zyrtarët e këtij instituti përdorin edhe një ‘gjuhë injoruese’ për çështjen e xhamisë së kalas, drejtoresha e Institutit për Mbrojtje të Monumenteve, Ardiana Qorraj në një prononcim për gazetën ‘Evropa e Lire’ kishte thënë se: “Është ofruar sikur provë vetëm një fotografi prej më tepër se një-mijë metra largësi, nuk ka prova më të mëdha aktualisht për të pasur një pëlqim kushtimisht për rindërtimin e xhamisë”, po ashtu edhe me ‘këmbëngulje’ ata po theksojnë se ‘në Kalanë e Prizrenit besohet se ka qenë e ndërtuar një xhami’, gjë që do të thotë se ata ende nuk besojnë në provat dhe faktet historike të dëshmuara edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, organizatat e tjera dhe nga iniciativat qytetare.

Në anën tjetër, ish-drejtori i urbanizmit në komunën e Prizrenit Visar Islamaj përmes llogaris së tij në facebook kishte reaguar në lidhje me rastin duke theksuar se nuk “kanë bërë asgjë deri më sot përpos gjysmë deklarimeve publike e politike”. Ai po ashtu kishte vizituar vetë kalan dhe pjesët e mbetura nga themeli i xhamisë, “Sot vizitova Kalanë e Prizrenit. Nga afër shikova themelet e Xhamisë në Kalanë e qytetit, vendin për të cilin më shumë është bërë politikë nga individë që janë të veshur me përgjegjësi fetare dhe politike, por që nuk kanë bërë asgjë deri më sot përpos gjysmë deklarimeve publike e politike. DUPH së shpejti do të sjellë vendimin për hartimin dhe dokumentimin e projektit të Xhamisë!”, ishte deklaruar publikisht ish-drejtori. /Gazetaere

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne