Inteligjenca turke neutralizon një terrorist të lartë të PKK-së në Irakun verior

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT) ka neutralizuar një terrorist të lartë të PKK-së në Irakun verior, përtej kufirit turk, thanë burime të sigurisë.

Kadri Encu, me emrin e koduar Doğan, u “neutralizua” në rajonin Gara të Irakut, thanë burimet në kushte anonimiteti.

Encu po siguronte rrugën për grupet terroriste në rajonet Gara, Zap, Metina dhe Haftanin të Irakut verior, për të kryer sulme kundër rajonit të operacionit antiterrorist turk “Kthetra”.

Sipas burimeve, Encu ishte i ashtuquajturi “oficer për Irak-Siri” i PKK-së terroriste. Ai ishte bashkuar me radhët rurale të grupit në vitin 2006 dhe ishte trajnuar në rajonin Zap.

Encu ka vepruar si truprojë e Duran Kalkanit, me emrin e koduar Abbas, dhe ishte anëtar i të ashtuquajturit këshill ekzekutiv i PKK-së në vitet 2015-2017. Ai shkoi në Gara si oficer korrier për Irak-Siri në janar 2018, shtuan burimet.

Përveç detyrave të korrierit, thanë burimet, Encu ishte gjithashtu i përfshirë në aktivitetet e njësisë së marrëdhënieve me jashtë të grupit terrorist dhe organizonte transferimet e terroristëve të PKK-së dhe armëve brenda Irakut dhe midis Irakut dhe Sirisë.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen përtej kufirit, në Irakun verior, për të komplotuar sulme.

Türkiye nisi operacionin “Kthetra-Dryni” në prill 2022 për të shënjestruar strehët e grupit terrorist PKK në rajonet Metina, Zap dhe Avasin-Basyan të Irakut verior, pranë kufirit turk.

Ai u parapri nga dy operacione – “Kthetra-Tigri” dhe “Kthetra-Shqiponja” – të nisura në vitin 2020 për të çrrënjosur terroristët që fshiheshin në Irakun verior dhe komplotonin sulme ndërkufitare kundër Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne