Nafta në Shpirag, fondi sovran kalon në parlament me shumicë absolute! Eksperti: Të ardhurat në buxhet mund të shkojnë mbi 600 milionë euro në vit

Duke ndjekur modelet e krijura nga vendet kryesore eksportuese të naftës në botë, qeveria shqiptare deklaroi se do të krijojë Fondin Sovran, që do të menaxhojë ardhurat e siguruara nga shitja e naftës që do nxirret në Shpirag. 

Analisti i ekonomisë Fatos Çoçoli në një intervistë për Report Tv tregon si do të krijohet ky fond.

Fondi sovran krijohet me vendim të parlamentit dhe është totalisht në përgjegjësi të ministrisë së Financave.

“Fondi sovran funksionon përmes një ligji që miraton parlamenti me shumicë absolute dhe menaxhohet nga ministria e Financave përmes një bordi drejtues, siç ka bord drejtues Banka Qendrore. Në rastin e Norvegjisë ia ka deleguar Bankës Norvegjeze të Investimeve.  

Si Shell, ashtu edhe paraardhësja e saj, kompania Petromanas, theksojnë në raportet e tyre se formacioni gjeologjik i Shpiragut është “ekuivalent(i barazvlefshëm)” me zonën naftëmbajtëse të Val D’Agrit në Itali.

Val D’Agri gjendet në zonën e Salernos në Italinë e Jugut dhe është zbuluar në vitin 1989. Zona naftëmbajtëse e Val D’Agrit u vu në shfrytëzim në vitin 1996 dhe vijon prodhimin. Aktualisht prodhon 100 mijë fuçi nafte në ditë në 24 puse.

Nëse Shpiragu në Shqipëri është i tillë, kompania shfrytëzuese do të ketë të ardhura rreth 9.2 milionë dollarë në ditë dhe mbi 3. 3 miliardë dollarë në vit, me çmimet aktuale të naftës.

Të ardhurat në buxhetin tonë të shtetit mund të shkojnë mbi 600 milionë euro në vit.Prej ketej premtimi i Kryeministrit Rama per t’ua rritur pensionin pensionisteve Shqipëria prodhon aktualisht rreth 20 mijë fuçi në ditë dhe nëse nafta e thellë e Shpiragut ka kosto prodhimi të përballueshme për Shell, prodhimi i vendit do të gjashtëfishohet, analizon Çoçoli.

Fondi norvegjez është fondi më i madh në botë, që ka arritur shumën mbi 1.2 trilionë dollarë. Ky fond është krijuar ne vitin 1990, pas gjetjeve të rezervave të naftës pranë brigjeve të Norvegjisë ne detin e Norvegjise ne vitin 1969 dhe nisjes ne shkalle industriale te shfrytezimit te naftes norvegjeze./report

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne