1. Pyetje: Me datë 22 tetor 2025 në Prishtinë nën udhëheqjen e shtetasit kroat Vesel Lekaj u mbajt mbledhja e Lëvizjes së Deçanit për të përkujtuar 2 vjetorin e themelimit të saj. Në fjalimin e tij Lekaj deklaroi që qëllimi i kësaj Lëvizjeje është heqja e Islamit në Kosovë. Si e komentoni këtë Lëvizje dhe deklaratat e V. Lekajt?
Përgjigje: Kjo, e ashtuquajtura Lëvizja e djallit, alias Deçanit, e formuar nga një grup dështakësh në politikë dhe karrierë, disa sish argat të sistemit ish jugosllav, disa tjerë ish të burgosur politik, e disa miq me serbët, të inspiruar dhe të ndihmuar, pa asnjë dyshim, nga qarqe të huaja antishqiptare në Ballkan dhe Evropë, në rend të parë nga ato serbe, në qershor të vitit 2023 në një stallë bagëtish në periferi të Deçanit, meqenëse në qytet asnjë lokal nuk i kishte pranuar që ta mbajnë atë tubim në qytet, atë ditë do të paraqitën në opinion në mënyrë krejtësisht befasuese dhe alarmuese, meqë, sipas këtij grupi, “e paskan vendosur që nga sot ta braktisin Fenë islame”, besimtarë te të cilës fe nuk kishin qenë kurrë.
Pra, vet paraqitja e tyre me një ton alarmues, si dhe me disa nga pikat të cilat i bën të njohura atë ditë për opinionin, tregojnë qartë se ky grup ishte përgatitur për një kohë më të gjatë për ta shpallur publikisht këtë akt të turpshëm anti-human, antikombëtar dhe anti-civilizues, mbase domosdoshmërisht i hartuar me ndihmën e shërbimeve të huaja antishqiptare.
Pra, nga vet formulimi i deklaratës, “se nga sot e tutje nuk jemi më myslimanë, dhe se po e braktisim Fenë islame”, nënkuptohet se cili ishte motivi dhe qëllimi i këtij akti anti-isalam, që në Kosovë ta fillojnë luftën e hapur kundër Fesë islame, me pretekst të rrejshëm, se gjoja hoxhallarët po e fyejnë heroin kombëtar, Skënderbeun, se po e atakojnë flamurin kombëtar, se po e fyejnë nënë Terezën, se po duan të na e ndërrojnë identitetin tonë kombëtar në turq dhe arabe, etj., deri në shpifjet ogurzeza, se BIK-u përmes Islamit politik po tenton formimin e një shteti islamik në Ballkan. Mirëpo, krejt kjo ishte strategji e tyre e përdorur vetëm si pretekst që në Kosovë të fillon konvertimi i shqiptarëve të besimit islam në katolik, pra që gradualisht ta realizojnë de-islamizimin e Kosovës, si cak kryesor i fushatës së tyre anti-islame.
2. Pyetje: Vesel Lekaj deklaroi që nisma e Deçanit mbështetet nga “miqtë tanë të interesuar”. Kush mund të jenë sponsoret e kësaj Lëvizjeje?
Përgjigje: Mendoj dhe besoj fuqishëm, se këtë fjali ai nuk e ka thënë rastësisht, së pari, që t’i kërcënoj besimtarët shqiptarë muslianë dhe BIK-un, se ne lëvizja e Deçanit nuk jemi vetëm në këtë aktivitet, dhe se kemi mbështetje nga jashtë, dhe së dyti, se ne e kemi përkrahjen e miqve të Kosovës, duke aluduar në ata që e ndihmuan çlirimin e saj në vitin 1999, amerikanët, anglezët, gjermanët, francezët dhe italianët, duke i fshehur pas kësaj fjalie përkrahësit e vërtetë të tyre, e që sipas mendimit tim, ata mund të jenë në Beograd, Athinë, Rijekë, Romë, etj.
3. Pyetje: Lekaj deklaroi qe hoxhallarët shqiptarë janë anti-kombëtarë. Dhe deklaroi që largimi nga Islami është atdhetarizëm, patriotizëm. Si e komentoni këtë?
Përgjigje: Akuza e tij banale, se gjoja “hoxhallarët janë antikombëtarë”, kishte për qëllim njollosjen e tyre në opinion, si tradhtarë, dhe se gjoja largimi nga Islami të cilin ata e proklamojnë çdo ditë për shqiptarët na qenka atdhetarizëm dhe patriotizëm, duke manipuluar qëllimshëm opinionin, se për të qenë patriotë shqiptari duhet të jetë katolik, e jo musliman. Natyrisht, se ky formulim i fjalive është keqpërdorim i hapur me ndjenjat patriotike të shumicës së shqiptarëve të besimit islam, për ta paraqitur Fenë islame si religjion anti-kombëtar. Pra, ky është synimi djallëzor i këtij grupi, që Islamin ta paraqes si kancer i kombit shqiptar, të cilin, gjithnjë sipas tyre, duhet shporrë nga Kosova, Shqipëria dhe Ilirida, dmth. ta zhbërjen e Fesë islame nga pjesa më e madhe e Ballkanit.
4. Pyetje: Alma Lama nga Shqipëria e shpalli besimin Islam, si një besim ekstrem i cili duhet hequr nga Kosova. Si e komentoni këtë?
Përgjigje: Alma Lama, është një ish ambasadore e Kosovës në Romë, e cila është shkarkuar nga ky post para se ta kryente mandatin e ambasadores, për shkaqe politike, andaj ajo është e mbushur helm nga ky shkarkim të cilin ajo e ka shfaqur hapur ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës në biseda televizive dhe takime të këtij lloji, mbase ajo është e njohur në Kosovë si një islamofobe e regjur. Kjo dështake në politikë, qëkur ka ngelur e papunë i është bashkuar lëvizjes okulte të Deçanit, në mos në të ardhmen do ia japin ndonjë post të ri në Romë ose Vatikan.
5. Pyetje: Sadri Ramabaja, deklaroi që Lëvizja e Deçanit duhet të ndjekë rrugën e kuislingut fashist Gjergj Fishta dhe rrugën e klerit françeskan dhe jezuit të Shkodrës, i cili bashkëpunoi me fashizmin në pushtimin e Shqipërisë. Si e komentoni këtë?
Përgjigje: Sadri Ramabaja është një ateist dhe horr i madh enverist, madje i akuzuar për terrorizëm në Kosovë, në rastin e grupit “Syri i popullit”, i cili në vitin 2017 e kishte përpiluar listën për likuidim fizik të shumë krerëve politik në Kosovë, ka qenë 5 vite i dënuar me burg për terrorizëm, por të cilat nuk i ka mbajtur për shkaqe të panjohura, njihet si militant i VV-jes dhe mbrojtës i madh i Albin Kurtit, ndërsa kur është fjala për fetë, ky nuk posedon as njohuri minimale për to, e urren Islamin hapur dhe nga ky motiv i është bashkuar lëvizjes së Deçanit, dhe jo pse ka ndonjë njohuri për françeskanët dhe jezuitët e Shkodrës, duke e lexuar tekstin e kopjuar, kopie-past, nga webfaqet në internet në tubimin e lëvizjes së Deçanit me 22 tetor 2025. Ky njeri nuk ka asnjë peshë politike në Kosovë, përveç se si detyrë ka të fus përçarje në shoqërinë kosovare mbi cilëndo bazë qoftë.
6. Pyetje: Jeton Kelmendi, ligjërues në kolegjin AAB në Prishtinë citoi enveristin Ismail Kadare, i cili në vitet 1990 bëri thirrje për ”kthim në fenë e të parëve.” Si e komentoni këtë?
Përgjigje: J. Kelmendi është një ligjërues i ri në moshë, vjen nga treva e Rugovës, por i ndikuar plotësisht nga filozofia politike si dhe romanët e Ismail Kadaresë, një intelektual i helmuar me islamofobi, i cili i është bashkuar kësaj lëvizje anti-islame i bindur se Feja islame është e dëmshme për kombin shqiptar, të cilën, gjithnjë sipas tij, duhet ç’rrënjosur nga Kosova. Vite më parë unë kam pasur një polemikë të ashpër me të lidhur me Islamin dhe kulturën arabe, i cili në shpirt ushqen urrejtje ndaj Fesë Islame.
7. Pyetje: Elder Highs një misionar nga Kisha e Jezu Krishtit (Mormone) në Kosovë deklaroi, që “Ju në Kosovë jeni nën kontrollin e muslimanëve, por kjo është koha që të gjeni traditën e të parëve tuaj”. Çfarë synonte misionari amerikan me këto fjalë? Ndarjen e katolikeve nga shqiptaret muslimanë?
Përgjigje: Kjo deklaratë e misionarit amerikan në Kosovë, është shumë e qartë, se u bën thirrje të hapur katolikëve shqiptarë që ta luftojnë Islamin dhe të çlirohen nga kontrolli (dhuna) e muslimanëve, në thirrje kjo plotë racizëm dhe urrejtje ndaj Fesë islame në Kosovë, dhe kjo nuk është diçka për t’u habitur, ngase menjëherë pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, në Prishtinë është themeluar qendra protestante, pikërisht nga misionarë amerikan dhe të tjerë, të cilët janë shumë aktiv, duke arritur t’i konvertojnë në protestant disa “intelektualë” shqiptarë të cilët i kanë punësuar si pastorë në disa qytete në Kosovë.
8. Gani Mehmeti deklaroi qe: “Duhet te nisim ofensivën në Maqedoninë veriore. Dhe se shqiptaret muslimanë janë mercenarë të paguar.” Për çfarë ofensive në Maqedoni e kanë fjalën anëtarët e Lëvizjes së Deçanit?
Përgjigje: Gani Mehmetaj, ka qenë dhe është ndër islamofobët më të zëshëm në Kosovë, qysh pas luftës në Kosovë e deri më sot, i cili ka shkruar me qindra artikuj në gazeta dhe portale shqiptare, ku ka bërë thirrje të hapur anti-islame si dhe propagandë të vazhdueshme kundër BIK-ut dhe hoxhallarëve, duke i fyer rënd ndjenjat e shumicës së besimtarëve muslimanë shqiptarë në Kosovë, është pra një Kastriot Myftaraj i dytë në Kosovë, që ditë e natë ka bërë fushatë kundër xhamive, faljes së xhematit në rrugë, kundër thirrjes së ezanit etj., duke nxitur urrejtje dhe përçarje fetare, dhe jo vetëm brenda popullit shqiptar në Kosovë. Me fjalën ofensivë, ky harbut ka për synim që kjo luftë e cila po ndodhë në Kosovë kundër Islamit, në krye të cilës është lëvizja e Deçanit, duhet të shtrihet edhe në Maqedoni, sepse sipas logjikës së tij kriminale, gjoja në Maqedoni, ku gati të gjithë shqiptarët i përkasin besimit islam, po ndodhë ndërrimi i identitetit shqiptar në atë turko-arab, të cilin, siç mendon ky dhe qafirat e grupit fashist të Deçanit, nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë mënyrë. Pra, kjo nënkupton se luftën dhe kampanjën anti-islame e cila qe disa vite po bëhet në Kosovë, duhet shtrirë tutje në hapësirat shqiptare në Ballkan, që për synim final kanë zhbërjen e Fesë islame nga trojet shqiptare dhe më gjerë.
9. Pyetje: Pse duhet feja islame të shihet si rrezik për kombin, kur mijëra shqiptarë myslimanë kanë dhënë jetën për atdheun?
Përgjigje: Feja islame është parë si rrezik qysh me ardhjen e saj në Ballkan në shekullin e 17-të e tutje, dhe kjo kryqëzat e ka burimin në luftën e Krishterimit kundër Perandorisë osmane, e cila e solli Islamin në Ballkan dhe Evropë, sepse në mënyrë të qartë doktrina islame i demantonte disa parime të krishtera, siç është triniteti, kryqëzimi dhe vrasja e Jezusit, Isait a.s., meqë Islami predikon, se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dhe se Isai a.s. ka qenë vetëm profet i Tij, i cili as nuk ka vdekur dhe as nuk është kryqëzuar, veçse është ngritur në qiell me urdhër të madhit Zot, e që kthimi i tij pritet të ndodhë në xhaminë kryesore në Damask, gjë të cilën feja e krishterë nuk e pranon në asnjë mënyrë.
Prandaj, Islamin i cili në 30 vitet e fundi po përhapet me të madhe në Evropë, Amerikë, Azi, Kinë, Australi, Zelandën e re, Japoni, etj., përveç si rrezik të madh, të krishterët e shohin edhe si invazion islam, i cili gradualisht një ditë të bukur me diell mund t’ua heq privilegjet dhe ta sundojë botën. Prandaj, nga këtu duhet shikuar pse e gjithë kjo luftë kryqëzatash po bëhet në Kosovë me kaq intensitet të madh, ku një grup mjeranësh me emra shqiptar e kanë marrë mbi vete rolin e templarëve francezë për ta zhdukur Fenë islame nga Ballkani dhe Evropa, gjë të cilën nuk do ta arrijnë ta realizojnë kurrë.
10. Pyetje: Pse Qeveria e Kosovës nuk merr masa kundër kësaj Lëvizje që nxit urrejtje kombëtare dhe fetare në vend?
Përgjigje: Kjo është një pyetje bukur e vështirë, sepse duke marrë parasysh faktin se Kosova është çliruar me ndihmën e vendeve të krishtera perëndimore, Amerika, Anglia, Gjermania, Franca dhe Italia, tek politikanët shqiptarë në Kosovë, qëkur është bërë Kosova shtet i pavarur me 2008, mbizotëron logjika dhe diskursi politik, që fenë e krishterë, sidomos ritin katolik në Kosovë, duhet respektuar dhe ndihmuar pa rezervë, si mirënjohje për atë çfarë kanë bërë shtetet e krishtera për çlirimin e saj. Madje, duke ua dhuruar edhe një katedralë të madhe (Ibrahim Rugova) në mes të Prishtinës, e që shikuar politikisht dhe fetarisht nuk do ishte ndonjë gabim i madh.
Prandaj, qeveritë e Kosovës pa dallim, kur janë në pyetje fyerjet dhe presioni për konvertim të muslimanëve shqiptarë nga ekstremistët katolik, siç po bën kisha katolike në Llapushnik, lëvizja e Deçanit etj., bëhen sikur nuk shohin dhe dëgjojnë asgjë, ndonëse as vetë politikanët shqiptarë të Kosovës nuk shquhën si fetarë të mëdhenj, prandaj nuk reagojnë fare ndaj grupeve ekstreme fetare katolike, por as ndaj ofendimeve që i bëhet Fesë dhe besimtarëve islam në Kosovë. Heshtin sikur peshku në ujë, vetëm që mos të hasmohen me perëndimorët e krishterë.
Mirëpo, ky qëndrim i tyre është një gabim i pafalshëm, sepse çdo servilizëm i tepruar, sidomos ndaj miqve, në një çast të caktuar shndërrohet në robëri.
11.Pyetje: Gazeta Impakt ka botuar një dokument sekret kroat i cili pretendon që Lëvizja e Deçanit është pjesë e një agjenture ndërkombëtare që kërkon të krijoj shtetin bektashi, një shtet ortodoks rreth Manastirit të Deçanit dhe një shtet katolik në Kosovë. Si e interpretoni këtë dokument?
Përgjigje: Dokumenti kroat sekret, i quajtur “NON-PAPER”, të cilin unë e kam lexuar në origjinal, në gjuhën kroate, sipas mendimit tim, është ndër analizat më të thukëta që kam lexuar viteve të fundit, një dokument i cili e përshkuan në detaje politikën fashiste serbe kundrejt Kosovës, por edhe qëllimet djallëzore të kishës katolike, gjegjësisht të instrumentit të saj Lëvizjes së Deçanit, ku flet për skenarin dhe planin ogurzi të copëtimit të Kosovës në enklava fetare dhe rajone katolike, siç i quan, mini-shtete në afërsi të kishës së Deçanit, në pjesën perëndimore të Kosovës, shteti katolik, ndërsa atë lindore të Dugagjinit shteti ortodoks serb, por që të dyja këto mini-shtete për kryeqendër shpirtërore do ta kishin kishën e Deçanit, si një vend i shenjtë që i bashkon të krishterët, me synimin që nga këtu gradualisht në tërë Kosovën të përhapet krishterimi, duke e dëbuar Fenë islame nga Kosova.
Pra, ky dokument, sipas bindjes time të thelë, flet qartë se pas këtyre lëvizjeve anti-islame, si kjo e Deçanit për braktisjen e fesë islame, sikur edhe ajo për Rikthim, etj., qëndron Rusia dhe Serbia, gjë të cilën e thotë qartë qysh në hyrje të këtij dokumenti, ku thotë; “Strukturat e vendeve të huaja nuk janë konfirmuar ende, por potencialisht vijnë nga Republika e Serbisë dhe Federata Ruse për krijimin e një mikro-shteti në Kosovë rreth Manastirit të Deçanit”.
Me një fjalë, ajo që thuhet në këtë dokument është shumë e sakët, se copëtimi i Kosovës nga brenda mbi baza fetare, katolike dhe ortodokse, nuk i konvenon askujt më shumë në Ballkan, se sa Serbisë hegjemoniste, e cila edhe ashtu përmes Rezolutës 1244 së KS të OKB-së (1999), ka arritur që kishat ortodokse serbe në Kosovë dhe tokat rreth tyre të shpallën si ex-territore, të cilat sot e kësaj dite i ruajnë forcat e KFOR-it, e që sipas llogaritjes së ekspertëve gjeodezisë del, se gati 25% e territorit të Kosovës nuk qeveriset nga institucionet shtetërore të saj. Pra, si qëllim i fundit është, defunksionalizimi i plotë i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, i fituar me gjakun e mijëra dëshmorëve të saj.


















