Udhëheqësit arabë kanë filluar të mbërrijnë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, për të marrë pjesë në Samitin e Ligës Arabe.
Lufta e Izraelit në Gaza pritet të jetë tema kryesore e diskutimeve, ndërsa zhvillimet në Bagdad po ndiqen nga afër.
Në rendin e ditës janë gjithashtu bisedimet për programin bërthamor të Iranit dhe roli i Sirisë në Lindjen e Mesme pas largimit të presidentit afatgjatë Bashar al-Assad./mesazhi