Irani: Bashkësia ndërkombëtare të ndihmojë për dhënien fund të vuajtjeve të myslimanëve Rohingia

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për heshtjen ndaj dhunës së vazhdueshme kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar, dhe bëri thirrje për një veprim “vendimtar” për t’i dhënë fund agresionit dhe përndjekjes kundër pakicës myslimane.

“Heshtja globale ka luajtur rol në vazhdimin e dhunës ndaj myslimanëve Rohingia. OKB duhet të angazhohet në marrjen e masave serioze dhe vendimtare për të parandaluar spastrimin e mëtejshëm etnik kundër pakicës myslimane në Mianmar -, “shkroi Zarif të mërkurën në një postim në twitter. Irani i ka bërë thirrje qeverisë në Mianmarit për të ndalur shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të myslimanëve Rohingia dhe për t’i dhënë fund situatës aktuale të dhunshme në vend. Mianmari ka qenë nën zjarrin e kritikave nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga grupet e të drejtave të njeriut për mizoritë që po kryhen kundër myslimanëve Rohingia. Mianmar e mohon të drejtën e shtetësisë të myslimanëve Rohingia, duke i quajtur ata emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi. Më shumë se 18,000 myslimanë Rohingia, kryesisht gra dhe fëmijë, janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre në më pak se një javë për shkak të veprimeve të dhunshme të policisë së Mianmarit dhe të ekstremistëve budistë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM)./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne