Shkolla e parë e Fondacionit Maarif në SHBA do të hapet në Nju Xhersi

Fondacionit Maarif i Turqisë i cili është një nga institucionet kryesore në luftën kundër arsimit ndërkombëtar të organizatës terroriste FETO, ka zhvilluar një aktivitetet prezantues në ndërtesën arsimore Maarif Miraj Akademi në Clifton të Nju Xhersit e cila është shkolla e parë në shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarja e këshillit të Fondacionit Maarif të Turqisë, Prof. Dr. Aşkın Asan, ka kryer një prezantim për të pranishmit në lidhje me shkollën e cila do të vendoset në shërbim si një program pilot në periudhën e vitit të ri arsimor.

Në një vlerësim për AA, Asan, ka vënë në dukje se shkolla në Amerikë ka marrë përsipër një mision shumë të rëndësishëm dhe është shprehur se “Përpara se të mbërrinim këtu kemi bërë një analizë të nevojave edhe për pritshmëritë e qytetarëve tanë, por edhe të komunitetit musliman këtu. Nevoja për shkollë doli parësore. Nisëm punimet dhe filluan të hidhnim hapat më të drejta. Pas kësaj ata që dëshirojnë të arsimojnë fëmijët e tyre kryesisht qytetarët turq do të vijnë dhe do të na lënë amanet fëmijët e tyre.”

Ndër të tjera pasi ka shtuar se shkolla do të ofrojë një shërbim arsimor në nivelin parashkollor, Asan ka shpjeguar se kjo ka dalë si rezultat i bashkëpunimit me Miraj Akademi dhe se është një punë pilot për një vit. Sipas saj, shkolla me një kapacitet për 250 fëmijë vitin e ardhshëm do të transferohet në një ndërtesë më të madhe.

Gjithashtu Asan ka theksuar se Fondacioni Maarif do të zgjerojë edhe më tej punimet në SHBA, ku pas kësaj objektivi i tyre është hapja e konvikteve.

Ndërsa edhe kryetari i bordit drejtues të Maarif Miraj Akademi, Yavuz Orta, ka bërë të ditur se me shkollën e cila do të ofrojë një arsim edhe në shkencat islame, synojnë të eliminojnë një mungesë në shoqërinë turko-amerikane.

“Kemi restorante shumë mira, por nuk kemi një shkollë. Fatkeqësisht në këtë çështje kemi mbetur shumë mbrapa. Kjo shkollë që shikoni këtë mbrëmje këtu është shkolla e parë kombëtare e vërtetë turke që do të hapet në Amerikë. Duke vepruar me Miraj Akademi do të realizojë një program pilot. Në të njëjtën kohë do të formojmë edhe infrastrukturën tonë. Ne kemi mësues shumë cilësorë dhe do të interesohemi një për një me nxënësit tanë”, është shprehur Orta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne