Vazhdojnë sulmet mbi muslimanët në Arakan

Forcat e armatosura dhe murgjit budistë kanë vazhduar me sulmet e tyre mbi muslimanët në Arakan të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e forcave të sigurisë dogjën fshatrat e muslimanëve të cilat mbetën të boshatisur pasi banorët e tyre u larguan duke ikur nga dhuna dhe masakrat të cilat u kryen mbi ta.

Në sulmet e kryera ka pësuar një numër i madh i muslimanëve.

Organizata të shumta të cilat merren me të drejtat e njeriut në mesin e të cilave edhe Amnesty International (AI), masakrat në Arakan i kanë konsideruar gjenocid, ndërkohë që reagime të ashpra kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të botës.

Zëdhënësja e Këshillit të Evropës, Anita Schung, tha të hënën se ushtria e Mianmarit gjatë sulmeve treditore në Arakan, ka vrarë mes dy dhe tre mijë muslimanë.

Sipas të dhënave zyrtare dhe raporteve nga Kombet e Bashkuara, muslimanët Rohingya janë pakica kombëtare më e persekutuar në botë. Muslimanët Rohingya nuk kanë shtetin e tyre dhe jetojnë me të drejta shumë të kufizuara.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne