Lavrov u takua me Emirin e Katarit

Ministri i jashtëm i Rusisë u takua me Emirin e Katarit për të diskutuar mbi çështjet dypalëshe.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Sergei Lavrov u takua me Tamim bin Hamad Al Thani. Kjo vizitë është mbajtur pas dyerve të mbyllura dhe detajet nuk janë zbuluar. Parashikohet që të dy zyrtarët politikë do të diskutojnë lidhur me çështjet bilaterale, situatën në Siri dhe marrëdhëniet e Katarit me fqinjët e tij arabë. Është planifikuar gjithashtu që Lavrov të takohet edhe me Mohamed bin Abdul Rahman Al Thani, ministër i jashtëm Katarit dhe ministrin e mbrojtjes së Katarit, Khalid bin Mohamed Al Atije. Lavrov udhëtoi për në Doha nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Lavrov, në Kuvajt, pati takime me zyrtarët e Katarit lidhur me çështjet bilaterale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne