IRANI EKZEKUTON TRE AGJENT TË MOSSADIT DHE TË MI6 ANGLEZ

Nga Bajramm Shabani

Ky agjenti iranianë i pari në të majtë ngjason shumë me Rexhep Selimin, të gjithë mund të falën edhe armiku mund të falet por tradhëtaret e atdheut nuk duhet të falen apo të amnistohen kurrë.

Tradhtarët e atdheut që punojnë kundër interesave të atdheut dhe të popullit e të besimit janë qenja më e ulët, armiku i mbrendshëm është më i rrezikshëm se armiku i jashtëm.

Mjerisht IRANI sa i përket spiunëve dhe agjentëve ua tejkalon edhe Kosovës dhe viseve shqiptare në ish Jugosllavi, ne shqiptaret e ish Jugosllavisë jemi të njohur për spiun e sidomos territori i Kosoves zona kufitare me Shqipërinë.

Agjentët dhe spiunët iranianë i kanë tronditur interesat dhe ekzistencën e sovranitetit të IRANIT, Mossadi, MI6 anglez dhe CIA kanë arritur të infiltrohen deri në majat e shtetit saqë më as lideri shpirtëror Ajatollah Ali Homenei nuk ndihet i sigurt.

Agjentët dhe tradhtarët arritën të vrasin edhe presidentin e IRANIT me gjithë kabinetin vitin e kaluar, në zonën më të sigurt ku mendohej se ishte dhe që ruhej nga garda vritet lideri i Hamasit Ismail Hanije.

Gjatë njezet viteve të fundit janë likuiduar mbi 50 shkencetar iranianë, nuk është e njëjtë sikur të vritet një njeri i rëndomtë me një dijetar.

Gjatë sulmeve të fundit qe ben angloamerikanet ndaj Iranit, pa asnjë vështirësi arrijnë të vrasin me akte terroriste tinezare mbi 12 gjeneralë në banesat apo shtëpitë e tyre, kishin informacione të sakta edhe në cilën dhomë bënin gjumin.

Në qoftë se nuk bëhen reforma rrënjësore në sherbimin intelegjent iranianë që ka dështuar dhe që lë shumë për të dëshiruar, është në pikëpyetje të madhe ekzistenca e shtetit dhe sovranitetit të Iranit.

Tani më as vet jeta e liderit shpirtëror Ajatollah Ali Hameneit nuk është e sigurt, vet Ajatollahu është i vetëdijshëm për ketë situatë aspak të lakmueshme.

Deri më tani në Iran janë arrestuar mbi 700 persona si agjent të agjenturave perendimore, por kjo nuk është asgjë numri i të infitruareve është shumë më i lartë.

Dëmet më të mëdha Irani deri më tani i ka pësuar nga tradhtaret te cilet me aksione diversante kanë likuiduar shumë punonjës dhe shkencetar, punet kanë shkuar deri aty sa që edhe janë krijuar minifabrika të improvizuara për prodhimin e droneve.

Njeri nder njerezit me te rrezikshem për Ajatollah Ali Hamenein është presidenti iranianë me origjinë turke Masud Pesheshkian, i cili konsiderohet më liberal dhe që është që me çështjen palestineze të mos merret Irani por te ua lënë kte çështje arabeve. Sipas presidentit iranianë Pesheshkian te gjitha te keqijat po u vijnë Iranit shkaku që politika iraniane e Ajatollahut është pro çështjes palestineze.

Të nderuar miq Ajatollahu është një lider që i perket islamit SHIITË, dhe ai është i mbushur në sferen shpirterore me vlerat askete islame.

Për Ajatollah Ali Hamenein Palestina nuk është çështje arabe por është çështje islame, dhe di çështje islame duhet të trajtohet e jo si çështje arabe.

Për Ajatollah Ali Hamenein liderin shpirtëror Palestina është çështje islame sepse atje ndodhet kibla e pare orientuese e muslimaneve Mesxhidi Al Aksaja, aty në Palestinë kanë lindur të gjithë profetet dhe Ajatollah Homenei Palestinen e konsideron çështje shpirterore islame.

Vertet Irani ka shpenzuar me qindra miljarda euro duke financuar Garden Revolucionare Islame në Irak, Siri, Hezbollahun në Liban, Hamasin në Gaza dhe në Bregun Perendimor dhe huthitet jemenas.

Mendimi im është ky Ajatollah Ali Homenei duhet të kerkojne ndihmen e FSB ruse dhe intelegjences kineze, per ti luftuar agjentet e MI6 anglez, CIA dhe Mossadit të cilet janë infiltruar ne majet e shtetit, sa që kanë arritur ti afrohen liderit shpirtëror Ajatollah Ali Homeneit.

Lideri shpirteror është mëse i vetëdijshëm që agjenturat perendimore kanë arritur të depërtojnë shumë thellë.

Mjerisht një pjesë jo e vogël duan që Irani të heq dorë nga vlerat islame dhe të liberalizohet siç ishte para revolucionit te Homeinit te vitit 1979, nje pjese e popullit duan që Irani të rikthehet mbrapa në kohën e monstrumit mbretit SHAH që ishte sateliti i Perendimit.

Kam një bindje të thellë që gjeopolitika është në favorin e sistemit të mullaheve dhe te ajatollaheve, Rusisë dhe Kines i intereson që në pushtet të qendrojnë islamistet shia.

Nuk besoj qe Rusia dhe Kina pranojnë ta humbin ndikimin e tyre në IRAN, nese ruset dhe kinezet humbin edhe Iranin si Sirinë atëherë NATO i afrohet shumë afer Rusise.Dhe bllokojnë Rrugën e Mëndafshit për Kinen, nga ku bllokohet transportimi i mallrave kineze dhe izolohet Kina dhe Rusia./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne