Gëzim Katuçi
Përpjekja për ta kthyer Iranin në Mesjetë, qoftë edhe në mënyrë imagjinare, ka dështuar. Cilado qofshin qëllimet e tij, është e qartë se Perëndimi nuk do të jetë në gjendje t’i arrijë ato. As nesër, as pasnesër.
Peredimi është përballur me bindje, vlera qytetërimi dhe parime jete të ndryshme. Me një strukturë tjetër shtetërore dhe politike.
Sot, dhe kjo është një realitet me të cilin hegjemonia perëndimore do të duhet të përballet në të ardhmen e afërt, të gjitha rrethanat janë në anën e Iranit. Në Republikën Islamike mungojnë faktorë si “konjuktura elektorale”, nevoja për të “magjepsur votuesit” apo për të fituar përqindje votash. Ndryshe nga hegjemonia perëndimore, udhëheqja iraniane nuk është e lidhur me nevojën për të kënaqur elitat e biznesit apo për të përkëdhelur, ose thjesht për të korruptuar, shtypin.
Iranianët e shprehin qëndrimin e tyre krejtësisht hapur. Është domethënëse që e bëjnë këtë në gjuhën e mediave që i ftojnë për intervista. Nuk kemi parë situatën e kundërt.
E gjithë kjo nuk është shkaku i humbjes tashmë të pranishme të Perëndimit, por një pasojë e arrogancës spektakolare dhe gënjeshtrave që kanë shoqëruar praninë e Iranit në gjeopolitikë gjatë 47 viteve të fundit, që nga fitorja e Revolucionit Islamik në vitin 1979. Pas kthimit nga mërgimi të ajatollah Khomeinit, atëherë udhëheqës shpirtëror i vendit, e gjithë historia e pasluftës së republikës është rishkruar nga mediat perëndimore.
Asnjë “program bërthamor” nuk është nisur nga një “regjim fundamentalist represiv”. Irani e filloi kërkimin bërthamor pothuajse 70 vjet më parë, në vitin 1957. Po atë vit, vendi u bë anëtar i plotë i Agjencisë së Energjisë Bërthamore. Inxhinierë dhe fizikanë iranianë, punuan në institute të specializuara, duke projektuar reaktorë për të cilët iranianët merrnin materiale radioaktive. Si uranium ashtu edhe plutonium. Dhe jo falas, por me pagesë. Irani ka nënshkruar të gjitha marrëveshjet dhe konventat që lidhen me testet e armëve bërthamore, me mos-përhapjen dhe me kërkimin mbi radioaktivitetin. Dhe deri më sot, askush nuk ka provuar se Republika Islamike e Iranit ka shkelur ndonjë nga këto dokumente të nënshkruara dhe të ratifikuara, as në frymë dhe as në shkronjë.
Niveli i shkencës themelore dhe i arsimit universitar nën “regjimin fundamentalist të ajatollahëve” është i tillë që matematikanët iranianë kanë fituar dy Medalje Fields (ekuivalenti i Çmimit Nobel për matematikë) vetëm në dhjetë vitet e fundit. Niveli i “shtypjes” dhe “përbuzjes ndaj grave” në Iran është i tillë që njëra nga Medaljet Fields mbahet nga një grua, matematikania Maryam Mirzakhani.
Ata që planifikuan të shkatërronin Iranin jo vetëm që e nënvlerësuan atë. Që në fillim refuzuan ta konsideronin një palë të barabartë në negociata. Duke mos njohur historinë, gjuhën apo kulturën e Iranit, vendosën se, meqenëse kishte autoritete fetare, “ne mund ta mposhtnim”.
Nuk është Teherani që po i çon në kolaps ekonomitë e atyre vendeve që janë dorëzuar ndaj arrogancës, por vetë qeveritë e atyre vendeve. Ato nuk studiuan historinë dhe gjeografinë, duke harruar kush furnizon me naftë dhe gaz, nga vijnë ato, kujt dhe në çfarë sasie.
Para syve tanë, Irani, si pothuajse i gjithë pjesa tjeter e Azise , po bëhet një nga forcat shtytëse që e çojnë planetin drejt një rendi botëror tjetër.
Iranianet jane gati për këtë realitet të ri. Por Perëndimi, ose çfarëdo që ishte më parë, ka humbur në mënyrë vendimtare./fb

















