Irani: Izraeli do të përballet me përgjigjen më të ashpër nëse kalon vijat e kuqe në Siri

Prania e Iranit në Siri është me një kërkesë zyrtare nga Damasku, deklaroi një këshilltar i lartë i ministrit të jashtëm iranian, duke paralajmëruar se Izraeli do të përballet me përgjigjen më të ashpër ’nëse kalon vijat e kuqe në Siri.

Duke folur të Dielën në një intervistë ekskluzive me agjencinë ruse Sputnik, Ali Asghar Khaxhi tha se “prania e forcave iraniane në Siri ka për qëllim luftimin e ISIS dhe grupeve të tjera terroriste, por nëse Izraeli dëshiron të kalojë “vijat e kuqe”, ai do të përballet me përgjigjen më të ashpër, që do ta bëjë atë të pendohet për veprimet tij “. Zyrtari iranian përsëriti se prania ushtarake e Republikës Islamike në Siri është me kërkesë të qeverisë së Damaskut, duke shtuar se Teherani nuk ka marrë asnjë mesazh që kërkon që ai të largohet nga vendi arab. Prania e Iranit në Siri do të vazhdojë për sa kohë që qeveria siriane dhe populli sirian e kërkojnë atë, theksoi diplomati i lartë iranian, duke shtuar se ata që kanë ardhur në mënyrë të paligjshme në Siri dhe kanë pushtuar territoret e saj janë ata që duhet të largohen nga ky vend. Khaxhi e përshkroi “natyrën e regjimit sionist” si “agresive dhe armiqësore ndaj rajonit, palestinezëve dhe vendeve fqinje”, duke thënë se “ndërsa qeveria Siriane po lufton me terroristët, Izraeli i mbështet ata”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne