Kurti dhe Osmani fjalim pas fitores: Zhgjedhjet sot ishin referendum

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani iu drejtuar qytetarëve të Kosovës, ndërsa VV ka fituar bindshëm.

Osmani deklaroi se Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë për të gjithë qytetarët, vota juaj, zëri juaj kumboi si kurrë më parë.

“E kemi pritur gjatë këtë ditë, por vota juaj sot e solli ndryshimin aq shumë të pritur e të dëshiruar, juve që votuat për herë të parë, e secilës familje, prind  e margaritarë miliona herë faleminderit.Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe që kemi si rezultat i besimit të madh që na keni dhënë, por ky besim do të jetë edhe udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim.Përgjegjësia që na keni mveshur është nderë i madh dhe bashkë po ndjekim punën në zhvillimin e demokracisë. Ky asocim nuk është një mandat për hakmarrje as për kthimin prapa, ky është kapitull i punëve që do të kryhen e mandat kur ne nderojmë historinë e përbashkët, e garantojmë mirëqenien, e luftojmë me ngulm korrupsionin, synojmë dretjësinë. Kjo qeveri do të jetë e juaja dhe zëri juaj do të jetë zëri ynë, këtë ua premtoj për sot e çdoherë tejtër. Nëse ka ende të tillë që mendojnë se në Kosovë vështirë bëhen ndryshimet, fitorja e sotme e koalicionit tonë është besimi më i sinqertë. Ata që i vendosin interesat e veta para atyre të popullit ta kuptojnë se qytetarët e ndëshkojnë qeverisjen dhe se e dinë kur është mjaftë dhe kur është koha për një kapitull të ri.Kjo është fitore elektorale e koalicionit tonë dhe mbi të gjitha kjo është fitorja jua. Ne do të jemi institucione për të kthyer besimin në politikë, që punojnë për njerëzit tanë e që janë në shërbim të tyre e që u japin shpresë se politika do të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha ajo.

Kurti tha se zgjedhjet e sotme ishin referendum.   “Ishin zgjedhje të jashtëzakonshme. Është një lajm i mirë për Republikën e Kosovës dhe vitet e ardhshme që vijnë.  

“Qytetarët sot u bënë bashkë dhe morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua vullneti i qytetarëve. Me orë të tëra kanë qëndruar në acar dhe kanë udhëtuar me orë të tëra për të votuar. Ky referendum u fitua .është dicka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot. Dua të falënderoj te gjithë komisionerët dhe aktivistët që u angazhuan që të kemi një proces të mirëfilltë motiv. Dua të falënderoj mërgatën për mijëra kilometra të udhëtuara, për qindra euro të shpenzuara vetëm që të kryejnë obligimi ne  tyre e të votojnë. Me veprimin tuaj e keni treguar dashurinë për atdheun e juaj. Dua të falënderoj policët të cilët qëndruan për orë të tëra në gatishmëri në këtë proces. Dhe dua të falënderoj edhe ata që i dua më së shumti, aktivistët e VV’së. Dua të falënderoj edhe kundërshtarët. Pa ta nuk ka kuptim demokracia. Na pret shumë punë e angazhim. Rruga përpara është e gjatë dhe do të ketë pengesa, do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt por do të kërkojmë përgjegjësi. Kjo ditë do të mbahet mend nga gjeneratat që do të vijnë si ditë kur fitorja u erdhi qytetarëve”, tha Kurti. g.v/abcnews.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne