Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars raporton se misioni i Iranit në OKB ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Misioni iranian i cilësoi bombardimet si një “agresion të hapur dhe të paligjshëm” dhe kërkoi që ato të dënohen në mënyrën më të ashpër të mundshme.
Gjithashtu, në deklaratë thuhej se duhet ndërmarrë “çdo masë e nevojshme në përputhje me përgjegjësitë e Këshillit sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që autori i këtyre krimeve të tmerrshme të mbahet plotësisht përgjegjës dhe të mos i shmanget ndëshkimit”. /mesazhi