Irani: Nëse SHBA-ja ndërhyn në cisternat e naftës, ne do të sekuestrojmë cisternat e tyre

Irani ka njoftuar se do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse cisternat e naftës sekuestrohen nga SHBA-ja, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, duke folur në një ngjarje në Qom, zëdhënësi i Gardës Revolucionare iraniane, gjeneral brigade Ramadan Sharif tha se “Irani ka fuqinë për t’u hakmarrë dhe për të sekuestruar anijet e tyre për çdo veprim të keq nga SHBA-ja, duke përfshirë sekuestrimin e anijeve tona”.

Zyrtari iranian tha se do të marrin masat e nevojshme kundër përpjekjeve të SHBA-së.

Krizat e cisternave midis Iranit dhe SHBA-së

Për shkak të sanksioneve të njëanshme që vendos, SHBA herë pas here konfiskon cisternat iraniane që transportojnë naftë bruto dhe e shesin naftën në këto anije në ankand. Irani, nga ana tjetër, ndërhyn në cisternat e naftës rreth Gjirit Persik me arsyetimin se ata “nuk respektojnë rregullat detare”.

Mediat amerikane raportuan më 3 gusht se Pentagoni “po përgatitej të vendoste detarë dhe marinarë të armatosur në anije në ngushticën e Hormuzit kundër ndërhyrjes iraniane”. Pas lajmit, Marina e Ushtrisë së Gardës Revolucionare iraniane njoftoi se kishte shtuar në inventarin e saj lloje të ndryshme raketash me rreze veprimi nga 300 deri në 1.000 kilometra.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi dje se Task Forca e 26-të e Ekspeditës së Marinës, e përbërë nga afërsisht 3.000 ushtarë, arriti në Lindjen e Mesme më 6 gusht./AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne