Irani: Nëse sulmet e Izraelit nuk ndalen, forcat e rezistencës do të ndërmarrin veprime

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se nëse sulmet e Izraelit në Gaza vazhdojnë, grupet e quajtura “Forcat e rezistencës”, përfshirë Hezbollahun libanez, do të ndërmarrin veprime.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Khamenei foli në një takim në kryeqytetin Teheran.

Duke iu referuar sulmeve të Izraelit në Gaza në një pjesë të fjalimit të tij, Khamenei tha: “Nëse sulmet e Izraelit në Gaza vazhdojnë, askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë grupet e quajtura forca të rezistencës, përfshirë Hezbollahun libanez”.

Khamenei tha se Izraeli kreu gjenocid kundër palestinezëve në Gaza para syve të botës. “Disa zyrtarë të huaj thonë pse palestinezët vrasin civilë. Ata që jetojnë në vendbanime nuk janë civilë. Ata janë të gjithë të armatosur”, tha ai.

Ndërkohë që vazhdojnë sulmet e Izraelit në Gaza, që nga 8 tetori ka pasur përplasje të ndërsjella midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite në Libanin jugor. Në përleshjet e deritanishme kanë humbur jetën 3 ushtarë izraelitë, ndërsa kanë humbur jetën 3 civilë, 4 milici të Hezbollahut dhe 2 anëtarë të Lëvizjes Xhihadi Islamik Palestinez.

Irani, Hezbollahun libanez, milicitë në Siri, grupet e armatosura që i mbështet në Irak dhe Huthit në Jemen i quan “Forca të rezistencës”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne